Britania e Madhe ndermerr shkurtimet me te medha publike
Dje financat e Britanise se Madhe njoftuan nje ndryshim nder me te rendesishmit e dekadave te fundit. Ministri britanik i Financave George Osborne shpalli shkurtimet me te medha ne shpenzimet publike qe nga Lufta e Dyte Boterore. Osborne mbajti nje fjalim ne Dhomen e mbushur te Komuneve duke paraqitur kursimet e planifikuara te qeverise se koalicionit qe arrijne shumen prej 130 miliarde dollaresh per kater vjet. Gjithsej parashikohet qe rreth 500 mije punonjes te sektorit publik te humbin vendet e punes brenda kater vjetesh. Ne baze te ketyre shkurtimeve shume departamente qeveritare do te humbin nje te katerten e buxheteve te tyre. Arsimi sistemi i asistences sociale transporti dhe policia do te jene nder fushat me te prekura. Humbje masive te vendeve te punes priten ne sektorin publik. Qeveria thote se shkurtimet drastike jane jetike per shkurtimin e deficitit buxhetor por kritiket thone se ato shkojne shume larg dhe behen shume shpejt. Zoti Osborne i tha Dhomes se Komuneve se do te kete kursime ne vlere prej 24 ne buxhetin e Ministrise se Jashtme gjate periudhes qe rishikohet. Do te kete fokusim ne ceshtje te tregtise tha ai dhe qeveria do te respektoje zotimet e saj ndaj objektivave te Kombeve te Bashkuara per ndihmat nderkombetare. Duke reaguar ndaj shkurtimeve te planifikuara te shpenzimeve nga zoti Osborne zedhenesi kryesor i Partise opozitare Laburiste per ekonomine ministri i Financave ne hije Alan Johnson i tha Dhomes se Komuneve se keto shkurtime ishin me te medhate ne periudhen qe mbahet mend. Ai akuzoi qeverine se po bente shkurtime per arsye ideologjike. Zoti Johnson hodhi poshte deklaraten e qeverise se Britania kishte qene buze falimentimit nen qeverisjen e fundit laburiste. Ai tha se masat e paraqitura nga zoti Osborne ishin te padrejta. Ai tha se deficiti duhej shlyer por i cilesoi planet e qeverise per ta bere kete si bixhoz i pakujdesshem.