E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks prane publikimit te 400000 dosjeve te Irakut

Do te jete publikimi me i madh ne histori

Wikileaks pritet qe te publikoje materiale te cilat sipas Pentagonit jane sasia me e madhe e dokumenteve sekrete te publikuara se bashku ndonjehere ne historine e Shteteve te Bashkuara. Behet fjale per qindra mijera raporte te sherbimeve sekrete qe jane hartuar pas pushtimit te Irakut ne vitin 2003.

Permes nje mesazhi te postuar ne Tweeter organizata ben te ditur se shume shpejt do te kete nje konference shume te madhe te Wikileaks ne Europe. Per sa u perket materialeve qe do te publikohen ato do te jene te rendesishme dhe ne sasi te madhe. Nderkohe zyrtaret e Pentagonit po perpiqen qe te bejne cfare eshte e mundur per te parandaluar deme.

Nje grup analistesh nga gjithe sektori ushtarak amerikan nen drejtimin e Agjencise Inteligjente te Mbrojtjes eshte duke kerkuar ne dokumentet e Irakut qe mendohet se kane rene ne dore te Wikileaks.

Ky grup analistesh eshte duke punuar ne menyre intensive edhe pse shume shpejt dokumentet do te jene publike. Sipas disa deklaratave te para disa emra dhe informacione mund te jene vertet te demshme dhe perbejne rrezik. Pentagoni nderkohe ka paralajmeruar te gjithe irakianet qe kane bashkepunuar me ushtrine e Shteteve te Bashkuara qe ndoshta jetet e tyre mund te rrezikohen nga publikimi i dokumenteve. Grupi i analisteve ka pasur frike edhe ne rastin e publikimit te dokumenteve ne lidhje me Afganistanin. Keto dokumente u publikuan disa muaj me pare duke shkaktuar shume rremuje ne sherbimet sekrete amerikane.

Pentagoni beson se Wikileaks ka mbi 400 mije dokumente nga lufta e Irakut por pjesa me e madhe e tyre jane materiale te sherbimeve sekrete te dores se fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›