SHBA mund tu shese sauditeve 60 miliarde dollare armatime
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar Kongresin zyrtarisht per nje shitje te armeve tek Arabia Saudite qe do te kete vleren prej 60 miliarde dollaresh. Nese Arabia Saudite do ti bleje te gjitha armet atehere do te kemi te bejme me shitjen me te madhe te armeve ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kjo shitje perfshin edhe avione luftarake dhe helikoptere Apash si dhe radare te fuqishem dhe shume teknologji te tjera te larta e shume te shtrenjta.
Kongresi ka 30 dite ne dispozicion qe nga njoftimi formal per te mbeshtetur apo per ta kundershtuar kete shitje. Ligjvenesit duket se do te vendosin pas zgjedhjeve te 2 nentorit qe jane shume te rendesishme. Pentagoni ka bere te ditur se administrata e Obames nuk pret qe Kongresi ta bllokoje shitjen e armeve. Ky propozim per shitjen e armeve ka per qellim qe te ndihmoje Arabine Saudite te mbrohet nga kercenimet e Iranit por edhe per ta mbrojtur mbreterine nga kercenimet e terrorizmit rajonal. Sipas asistentit te sekretarit te shtetit per mbrojtjen nje marreveshje e tille do te forconte shume edhe marredhenien e Shteteve te Bashkuara te Amerikes me Arabine Saudite dhe do tu mundesoje ushtrive te te dy vendeve qe te bashkepunojne me shume. Kjo kontrate me vleren e saj me te larte prej 60 miliarde dollaresh eshte kontrata me e madhe e shirjes se armeve ne histori. Megjithate ka shume te ngjare qe sauditet te shpenzojne me pak por gjithsesi edhe kjo do te jete nje sasi e madhe parash.