E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per ke bien kambanat e luftes monetare

Lufta monetare e cila po duket ne horizont i referohet crregullimeve qe ka sjelle nenvleresimi artificial i juanit kinez si edhe pasojave qe pritet te sjelle pershkallezimi i metejshem i kesaj situate nese ajo do te tolerohet. Pershkallezimi i metejshem eshte vazhdimi i vleresimit artificial te monedhave ne mase pra imitimi si kunderpergjigje i modelit kinez nga shtete te tjera. Duhet te jete e qarte se veprimet njepaleshe ne ekonomi nuk favorizojne apo demtojne vetem palen qe i ndermerr por perhapen nepermjet nje efekti domino ne rendin ekonomik boteror ne teresi. Edhe pse nuk kemi ende nje lufte monetare te mirefillte dhe te shpallur te pakten Brazili SHBA-ja dhe mjaft vende te eurozones po u bien kambanave kercenuese. Perplasja hipotetike midis tyre nuk do te jete e larget. Keto shtete pretendojne se Kina eshte duke vjedhur rritjen e saj ekonomike nepermjet falsifikimit te juanit. Ne kete periudhe recesioni te ekonomise globale nje rend ekonomik konfliktual nuk do bente gje tjeter vecse do ngadalesonte ritmet e daljes nga recesioni per kedo. Prandaj ekspertet e ekonomise kane arritur ne nje mendim te harmonizuar se institucionet nderkombetare financiare si FMN Banka Boterore por edhe organizmat nderkombetare si G7 apo G20 duhet te perpunojne nje strategji per te mos lejuar zhvillimin e nje lufte te mundshme monetare. Por edhe shtete te vecanta duhet te artikulojne nje qendrim te pakten politik kunder fabrikimeve monetare. Ne kete kontekst edhe Shqiperia duhet te perpunoje nepermjet nje diskursi publik qendrimin e saj dhe ta shpalose ate ne arenen nderkombetare.

Per te parandaluar luften monetare eshte e rendesishme te kuptojme fillimisht perse zhvillohet kjo beteje. Ndersa per te kuptuar arsyet perse po zhvillohet kjo beteje eshte e rendesishme te kuptojme trendet globale te zhvillimit ekonomik. Javen e kaluar raporti i FMN-se parashikoi se rritja mesatare e GDP-se ne nivel global per kete vit do te jete rreth 4.8 kundrejt 4 qe ishte vitin e kaluar. Megjithate nuk duhet te perqendrohemi vetem dhe thjesht te fakti qe rritja ekonomike eshte me e madhe. Eumlshte e rendesishme te analizojme edhe se si shperndahet rritja ekonomike globale midis shteteve. Ne njeren ane jane pozicionuar ekonomite e medha ne zhvillim si Kina e India. Shume prej ketyre ekonomive arrijne nje rritje ekonomike rreth 10. Nderkohe ne anen tjeter jane pozicionuar ekonomite e zhvilluara te cilat kane pasur nje rritje me ritme shume me te vogla. Eumlshte pikerisht ky shperpjesetim ose kjo asimetri ne ritmet e rritjes ekonomike qe po ndez tensionet mes dy grupimeve te mesiperme. Pra tani qe behen llogarite ekonomite e zhvilluara akuzojne ekonomite e medha ne zhvillim se nepermjet politikave te tyre falsifikuese ne vleresimin e monedhave kane penguar rritjen e ekonomive te zhvilluara duke deformuar ciklin ekonomik global. Rasti me flagrant eshte Kina.

Ne trajtimin e ekonomise asnjehere nuk eshte efikase te abuzohet me perdorimin e instrumenteve monetare. Praktika te tilla thjesht ilustrojne varferi analitike. Instrumentet monetare duhen pare si nje element i strukturimit makroekonomik por pa e ekzagjeruar varesine prej tyre. Kjo sepse ne trajtimin e ekonomise duhen marre ne konsiderate si programimet makroekonomike ashtu edhe ato mikroekonomike. Nenvleresimi artificial i monedhes kombetare nuk duhet te shnderrohet ne nje trend pra te perdoret si nje manover per te mbrojtur ose forcuar ekonomine lokale. Sigurisht qe cilido shtet nepermjet Bankes Qendrore eshte i lire te influencoje kursin e kembimit te monedhes se tij duke printuar me shume valute. Megjithate eshte shqetesuese se shtete si Kina pervecse abuzojne me perqendrimin e projektimit te ekonomise thjesht tek politikat makro ne te njejten kohe edhe i falsifikojne keto politika.

Arsyeja perse Kina nenvlereson qellimisht juanin lidhet me konkurrueshmerine e eksporteve te saj. Kjo sepse kursi i kembimit te juanit me monedhat e tjera si euro apo USD ndikon ne cmimet e produkteve. Nje juan me i dobet i ben produktet kineze me te lira se ato amerikane apo europiane. Si rrjedhoje nenvleresimi i juanit i jep Kines nje avantazh artificial ne konkurrencen me ekonomite e tjera. Kjo eshte edhe arsyeja themelore perse SHBA-ja Brazili por edhe vende te eurozones kane filluar te ngrene zerin dhe te kercenojne Kinen. Paralajmerimet kunder Kines jane ne fakt te bazuara dhe teresisht te pranueshme nga teoria ekonomike. Kjo sepse nenvleresimi i monedhes demton prodhimin ne vendet e tjera duke mos i lejuar keto ekonomi te rriten. Pra mendimi ekonomik aktual argumenton se Kina ne nje fare menyre sic kemi permendur me lart eshte duke vjedhur rritjen e saj ekonomike. Cdokujt qe mendon ndryshe do ti duhet te argumentoje se Kina ben perjashtim nga teoria tradicionale ekonomike cka eshte e pamundur.

Ne kete kontekst ekspertet jane te bindur se vleresimi i juanit po pengon ekonomite e vendeve te zhvilluara dhe per me teper po deformon kerkesen ekonomike boterore. Prandaj eshte e domosdoshme te zgjidhen keto deformime. Aktualisht vetem njera prej superfuqive ekonomike pra Kina eshte duke falsifikuar kursin e saj te kembimit dhe po ben te vuaje gjithe ekonomine boterore. Nese praktika kineze do te ndiqet nga shtete te tjera atehere ekspertet parashikojne pasoja drastike per tregjet financiare dhe ekonomine boterore ne teresi. Mendoni sikur Brazili te aksionizonte ato kercenime qe deri tani vetem i ka verbalizuar. Kjo do te shtynte edhe shtete te tjera te falsifikonin monedhen e tyre duke krijuar pra nje zinxhir falsifikimesh. Nje kaos i tille ne percaktimin e kursit te kembimit nuk do te ishte aspak ne interesin e ardhmerise ekonomike. Per me teper strategjia e ekonomive te medha ne zhvillim per te nenvleresuar monedhen e tyre nuk demton vetem ekonomite e zhvilluara por godet madje ashper edhe ekonomite e vogla ne zhvillim. Kjo sepse pjesa e rritjes ekonomike qe vidhet padrejtesisht nga vende si Kina u rrembehet edhe vendeve te vogla ne zhvillim duke ngadalesuar indirekt rritjen e tyre. Nga ana tjeter duhet te konsiderojme se ekonomite e medha si SHBA-ja e investojne rritjen e tyre ekonomike jo vetem per qellime te brendshme kombetare sic ben Kina por edhe ne formen e ndihmes se huaj per ekonomite e vogla ne zhvillim. Per me teper keto shtete kane qene vazhdimisht te angazhuara ne perballimin dhe zgjidhjen e problemeve globale te paqes demokracise zgjidhjes se konflikteve luftes kunder terrorizmit dhe rreziqeve te tjera globale. Nderkohe qe ekonomite e medha dhe shtetet e fuqishme si SHBA-ja dhe vendet e BE-se perballojne kostot e ketyre problemeve ekonomite e medha ne zhvillim ne rastin me te mire u jane shmangur ketyre kostove. Per te mos thene me teper.

Deri tani FMN-ja dhe G7 kane folur shume per luften monetare por nuk kane arritur akoma ne nje strategji per parandalimin e saj. Ka ardhur koha qe FMN-ja te projektoje dhe praktikoje nje linje te ashper dhe konkrete per ato vende qe shkelin parimet e transparences financiare. Qe prej 1944-s termat e references se FMN-se parashikojne percaktimin e qendrimit ndaj shteteve qe falsifikojne vleresimin e monedhes. Ky paragraf nuk duhet te sherbeje thjesht si nje relike e se kaluares por duhet vene ne zbatim. Me konkretisht ka ardhur koha qe FMN-ja te jete me proaktive ne parandalimin e luftes monetare. Ne te kundert nuk duhet te cuditemi nese SHBA-ja dhe ekonomite europiane do te ndermarrin vendime unilaterale kunder zhvleftesimeve artificiale. Aktualisht nese SHBA-ja ka nisur nje vale proteksionizmi ne vendosjen e tarifave ndaj importeve kineze. Nisur nga kjo logjike Kongresi Amerikan miratoi para dy javesh ligjin per sanksione tregtare ndaj Kines. Brazili gjithashtu eshte po aq i irrituar. Megjithate veprimet unilaterale nuk jane opsioni i duhur dhe me i mire per te zgjidhur konfliktet monetare.

Kambanat kercenuese te luftes monetare duhet te ndergjegjesojne kedo per te gjetur nje kompromis. Aktualisht ekonomia boterore eshte prekur nga lufta monetare. Por eshte jo eficente qe perpjekjet per te zgjidhur kete mosmarreveshje te krijojne probleme te tjera. Duhet kuptuar se lufta monetare eshte nje problem multilateral dhe si i tille pranon vetem zgjidhje kolektive. Per kete SHBA-ja apo Brazili duhet te evitojne tarifat proteksioniste si kunderpergjigje ndaj Kines. Themelore per te ardhmen eshte qe ekonomite ne zhvillim te kene nje perqasje me fleksible dhe me te orientuar nga tregu ne vleresimin e monedhes. Nese Kina dhe shtete te ngjashme i vazhdojne praktikat falsifikuese atehere do te demtojne edhe ekonomite e tyre duke krijuar flluska financiare dhe nje nivel te larte inflacioni. Prandaj eshte ne te miren e pergjithshme globale qe ekonomite e medha ne zhvillim te kthehen ne rrjedhen reale e te heqin dore nga fabrikimet. Shqiperia Kosova dhe pergjithesisht rajoni yne jane nder perfituesit prej investimeve e ndihmave te ekonomive te fuqishme si nga SHBA-ja apo vendeve te BE-se. Prandaj te pakten moralisht dhe diplomatikisht ngaqe ekonomikisht jemi ende josinjifikative duhet te ngreme zerin kunder manovrave qe synojne dobesimin artificial dhe te pandershem te ekonomive te medha. Prandaj kambanat e luftes monetare nuk bien vetem per ekonomite e medha dhe shtetet e fuqishme. Ato bien per te gjithe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›