E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i larte i sindikatave 9/11 nje konspiracion i amerikaneve

Australi Kryeministrja Eumlshte nje budallallek fund e krye

Nje anetar i rendesishem i sindikatave te Australise eshte vene dje ne kritika te shumta pas deklarates se sulmet terroriste te 11 shtatorit ne vitet 2001 ne Shtetet e Bashkuara kane qene pjese e nje konspiracioni amerikan.

Kevin Barcken sekretar i sindikates detare te Australise dhe president i Keshillit te Tregtise viktorian deklaroi ne lidhje me ngjarjet e 11 shtatorit se versioni zyrtar nuk perputhej me kerkimet shkencore ne lidhje me faktin. Kjo deklarate vjen ne kuadrin e nje debati qe po vazhdon ne Parlamentin Australian ne lidhje me luften ne Afganistan. Bracket ne nje radio australiane deklaroi se Australia duhet qe te nise nje hetim ne lidhje me ngjarjet 11 shtatorit duke deklaruar se ne sulmin ne fjale ishin perfshire shume elemente nga ish-administrata e Presidenti Bush ushtria amerikane dhe sherbimet sekrete. Ne lidhje me kete ngjarje ka shume pyetje qe kane mbetur pa pergjigje. Fakti eshte qe karburanti i avioneve nuk arrin kurre nje temperature te tille te nxehte sa te shkrije celikun dhe as para dhe as pas 11 shtatorit asnje skelet celiku nuk eshte shembur kurre per shkak te zjarrit. Une jam nje person qe preferoj tu permbahem fakteve shkencore dhe sipas mendimit tim kullat jane shperthyer ka deklaruar zyrtari. Mendime te tilla Bracker i ka shprehur edhe ne te shkuaren. Ne vitin 2006 ai deklaroi per nje gazete australiane se sulmet paten sukses per te vetmen arsye sepse qeveria amerikane ishte perfshire vete ne njefare menyre ne to. Keto deklarata jane bere gjate nje programi radiofonik dhe gazeta mbeti shume i befasuar nga komentet. Komente qe i kane bere pershtypje edhe Kryeministres se vendit Julia Gillard sipas te ciles komente te tilla te Bracker jane pa dyshim te marra dhe te gabuara. Edhe lideret e sindikatave e kane distancuar veten nga komente te tilla duke ia lene ato vetem Bracker.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›