Britania kërcënon se do bllokojë traktatet e reja të BE-së

Kameron tha të martën se sektori i stërmadh financiar i Britanisë së Madhe dhe tregu i vetëm duhet të ruhen nëse ne do të nënshkruajmë një traktat të ri për Bashkimin Evropian, me qëllim zgjidhjen e krizës në Eurozonë.
Britania e Madhe është anëtare e Bashkimit Evropian, por nuk është anëtare e bllokut 17-kombëshe të monedhës së përbashkët euro.
Deklaratat e Kameronit rrisin gjasat që Franca dhe Gjermania, të cilat propozuan traktat të ri për BE-në të hënën, ta çojnë para idenë e tyre jo për të gjithë BE-në por vetëm për Eurozonën.
Për reformimin e traktateve të Bashkimit Evropian, duhet që të gjitha shtetet e bllokut 27-kombësh të jenë dakord./Start/F. Prroni/
2011-12-07 12:05