E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimi i Shtetit, regjistrohen 1500 studentë të Mjekësisë

Për këtë arsye, rreth 1500 studentë të fakultetit të Mjekësisë janë regjistruar për t’u testuar në këtë provim. Pothuajse çdo degë e këtij fakulteti përmes urdhrave profesionalë, ka dërguar listat e kandidatëve për Provimin e Shtetit.  

Drejtori i Agjencisë së Provimit të Shtetit, Niko Terezi, tha se në procesin e regjistrimit rezulton mungesa e pjesëmarrjes së studentëve nga degë të tjera, siç janë ato inxhinierike. Ministria e Arsimit, me qëllim që të inkurajojë 1500 kandidatët e parë për Provimin e Shtetit, ka publikuar përgjigjet alternative për 3 mijë pyetjet e shpallura prej disa ditësh në websitin e Agjencisë Kombëtare të Provimit të Shtetit. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në datën 15 janar.

Sipas ligjit, studenti ka të drejtë të hyjë në provim deri në 5 herë. Të gjithë të interesuarit që përfshihet në këtë provim do të duhet të paguajnë 10 mijë lekë dhe kjo shumë do të përsëritet sa herë do të përsërisë provimin.

Provimet e Shtetit për 33 profesionet e përcaktuara, që do të zhvillohen në muajin nëntor, do të vlerësohen elektronikisht.  Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, provimet për profesionet e rregulluara do të monitorohen nga komisione të posaçme. Zhvillimi i këtij provimi ka rregulla të rrepta për të shmangur abuzimet për marrjen e lejes për ushtrimin e profesionit. /Start/

                                                                                             2011-12-07 15:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›