Britania mbështet Shqipërinë drejt BE-së

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në vendin tonë Fiona McIlwham, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha dhe ministra të kabinetit shqiptar. Në këtë takim, McIlwham siguroi edhe nëj herë mbështetjen e Britanisë për perspektivënm europiane të Shqipërisë. Fiona McIlwham nënvizoi se Britania e Madhe mbështet Shqipërinë në reformat drejt Bashkimit Europian. "Mbretëria e Bashkuar do të japë një mbështjetje të fortë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe programin e reformave që do sigurojnë të ardhmen evropiane të vendit", konfirmoi Ambasadorja britanike Fiona McIlwham.