E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia: Jo liberalizim të vizave pa plotësuar kushtet

Ministri suedez i Migrimit dhe Politikave të Azilit të Suedisë, Tobias Billstrom, është shprehur në një intervistë për BBC-në se nuk do të ketë liberalizim të vizave me BE-në pa u plotësuar më parë kushtet e nevojshme. Sipas tij presidenca suedeze i inkurajon Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën që të përshpejtojnë reformat e domosdoshme me qëllim që kërkesat për vizat të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur edhe për qytetarët e tyre.
Duke folur pas një propozimi nga Parlamenti Evropian për përshpjetimin e procedurave ligjore për përfshirjen e të dy vendeve ballkanike në regjimit pa viza të BE-së, zyrtari suedez tha se thelbësore është përqëndrimi tek udhërrëfyesi duke vënë në dukje se të gjithë duhet të kenë trajtim të barbartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›