E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania mbeshtetje per Kryeprokuroren Ina Rama

Takimi Prokurori i Pergjithshem Keir Starmer vizite ne Tirane

Publikimi i rezultateve per hetimet e 21 janarit dhe sulmet e shtuara te mazhorances mbi Kryeprokuroren Ina Rama kane bere qe edhe Britania e Madhe te shprehe mbeshtetje konkrete ndaj Prokurorise shqiptare. Kjo mbeshtetje e Londres zyrtare erdhi dje ne formen e vizites zyrtare qe Prokurori i Pergjithshem britanik Keir Starmer nisi ne Tirane. Sipas ambasades britanike Starmer i cili eshte homologu i Ina Rames ka nisur ne Tirane nje vizite dyditore per te diskutuar me faktoret dhe grupet e interesit marredheniet bilaterale dhe reformen e gjere ne drejtesi. Vizita nenvizon forcen e bashkepunimit midis Prokurorive shqiptare dhe britanike ku perfshihet edhe lufta kunder krimit te  organizuar - theksohet ne njoftimin e ambasades britanike ne lidhje me kete vizite. Ne kete kuader ambasada detajon se kryehetuesi britanik do zhvilloje takime gjate dy diteve me Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha ministrin e Drejtesise Eduard Halimi. Ndonese vizita ka nje axhende normale dhe po keshtu qellime te mirepercaktuara ajo qe eshte interesante eshte koha qe Prokurori Keir Starmer ka zgjedhur per te vizituar Shqiperine dhe per te diskutuar ne lidhje me institucionin shqiptar te akuzes. Aktualisht kerkesa e Ina Rames per burg ndaj tre funksionareve te administrates shqiptare mes tyre edhe shefi i Gardes se Republikes ka bere qe Kryeprokurorja te vendoset ne qender te ciklonit. do dite e me shume kreu i qeverise Berisha por edhe perfaqesues te tjere te mazhorances po ushtrojne presion ndaj Ina Rames duke e konsideruar ate pjese te nje puci qe ka ne thelb rrezimin e qeverise te drejtuar nga Berisha. Ne funksion te ketij konstatimi perfaqesuesit e mazhorances kane theksuar se Ina Rama ka bashkepunim te ngushte dhe te fshehte me kreun e opozites Edi Rama dhe po perdor pozicionin e saj politikisht e shfrytezuar nga opozita. Ne kuader te ketyre sulmeve dhe ceshtjeve delikate qe Ina Rama ka pasur ne dore vitet e fundit ne krah te saj eshte pare gjithmone ambasadori amerikan Aleksander Arvizu. Vete ai eshte shprehur se ka besim te palekundshem ne punen e Prokurorise shqiptare dhe po keshtu ne profesionalizmin e drejtueses se ketij institucioni. Nga ana tjeter Rama dhe institucioni qe ajo mbulon jane mbeshtetur me force nga analiste nderkombetare dhe njohes te mire te realitetit politik ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›