Greqi, pronari i lokalit vret shqiptarin
Greqi Një zënkë mes një grupi emigrantësh shqiptarë dhe disa qytetarëve grek në një lokal në qytetin e Lamias ka shkaktuar një viktimë.
Grindja mes shqiptarëve dhe grekëve është qetësuar nga pronari i lokalit, i cili ka larguar shqiptarët.
Këta të fundit janë rikthyer duke shkaktuar rrëmujë në ambientet e lokalit dhe duke kërcënuar me armë personat që gjendeshin brenda.
Pronari i lokalit pa kësaj ka qëlluar me një armë gjahu njërin nga shqiptarët duke e lënë të vdekur.
Dy shqiptarët e tjerë mësohet se janë larguar nga vendngjarja ndërsa autori i vrasjes është dorëzuar në polici.
Ende nuk ka një version zyrtar të ngjarjes pasi policia nuk e ka zbardhur ende të plotë.