E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, nis ‘Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’

Prishtinë-Në Kosovë, do të nisë manifestimi treditor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me rastin e 11-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari. Këtë vit, kjo epope do të zhvillohet nën përkujdesjen e kryeministrit Hashim Thaçi. Zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të partive politike do të bëjnë homazhe në Prekaz. Manifestimi “Epopeja e UÇK”-së, përmbyllet me Natën e Zjarreve të shtunën më 7 mars. Ora e parë e mësimit sot i është kushtuar rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›