E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania në Afganistan edhe pas tërheqjes së NATO-s

Një numër i vogël ushtarësh britanikë do të qëndrojnë në Afganistan edhe pas tërheqjes së NATO-s në vitin 2014, raportoi “BBC”.

Ishte një zyrtar i lartë qeveritar, i cili bëri këtë deklaratë nga Chicago, ku po mbahet samiti i NATO-s, që pritet të përqendrohet në çështje delikate si Afganistani apo Irani.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka caktuar afatin e dhjetorit 2014 për përfundimin e të gjitha veprimeve luftarake dhe kthimin e trupave në vend.

Megjithatë, njësi speciale të ushtrisë do të vazhdojnë të marrin pjesë në operacione specifike edhe pas kësaj date, duke bërë që prezenca britanike në Afganistan të vazhdojë edhe përtej tërheqjes.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, nga Chicago deklaroi: “Jemi në procesin e dorëzimit gradual të rolit tonë tek trupat afgane, proces që do të përfundojë në vitin 2014. Gjatë kësaj kohe, roli i forcave tona në vend do të ndryshojë gradualisht nga ai i operacioneve luftarake, në atë të misioneve mbështetëse”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›