Britania në flakë (FOTO)
Trazirat e nisura të shtunën në Londër, pas vrasjes së një 29-vjeçari, tashmë janë shtrirë edhe në disa qytete të tjera, si Liverpul, Birmingem, Mançester e Bristol.
Mbrëmjen e djeshme, në këto qytete ka pasur dhunë dhe trazira të shumta, ndërsa ndërtesave të shumta u është vënë flaka.
Në përleshjet me protestuesit kanë mbetur të plagosur dhjetra punonjës policie.
Mësohet se policia ka arrestuar më shumë se 450 protestues.
Kryeministri britanik, David Kameron, ka ndërprerë pushimet e tij pas situatës së krijuar.
Ndërkohë, është urdhëruar që ekipet e Londrës të mos zhvillojnë ndeshjet e tyre, deri në qetësimin e situatës.








