E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR: Takim nesër në Tiranë. Refuzojnë minatorët

BULQIZE-  Kompania konçesionare ACR u ka propozuar minatorëve të Bulqizës që të takohen nesër në orën 11:00 në zyrat e kompanisë në Tiranë, kërkesë që vetëm pak minuta më vonë u hodh poshtë nga minatorët, të cilët kërkojnë  që takimi të zhvillohet në Bulqizë.

Në njoftimin e ACR-së thuhej se kompania është e gatshme të takohet me përfaqësuesit e zgjedhur nga Komisioni i Grevës. Kushtet e ACR-së ishin që palët të përbeheshin me nga 5 përfaqësues. Ata theksuan se do të mirëprisnin që në krye të grupit të minatorëve të Bulqizës të ishtë kreu i bashkisë, Roland Keta.

Minatoret pasi kane refuzuar propozimin e ACR-se, kane kercenuar se te tjere minatore do te hyjne ne greve, si dhe do te bllokojne rrugen nacionale ne Qafen e Buallit.

Per te ndermarre te gjitha keto hapa, minatoret bene me dije se do te presin administratorin e ACR-se, Giga Bedineishvili deri neser ne mesdite.

Minatorët e Bulqizës në ditën e 16-të të grevës

Minatoret e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 16-të të grevës së urisë, ndërsa në çdo moment pritet takimi mes përfaqësisë së minatorëve, kompanisë ACR dhe kreut të Bashkisë Bulqizë, Roland Keta.

Janë 13 minatorë të cilët janë ngujuar qindra metra nën tokë në galeritë e minierës së Bulqizes, ku ditët e fundit gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Një ditë më parë, takimi mes minatorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR nuk u zhvillua.

Ndërkohë, sot pritet që specialistë të Repartit Inspektim- Shpëtim Miniera (RISHM), repart në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjikës, të jenë në Bulqizë, për të ndërhyrë në minierë pas disa problemeve teknike që kanë konstatuar, probleme që sipas tyre, rrezikojnë minierën e Bulqizës.

Vetë minatorët janë shprehur se nuk do të lejojnë askënd të hyjë në minierë pa shoqërimin e tyre.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›