E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, betohen dy gjyqtarët e rinj

TIRANË- Në Gjykatën Lartë u zhvillua sot ceremonia e betimit të dy gjyqtarëve të rinj Edmon Islamaj dhe Shkëlzen Selimi.

Kryetarja e Gjykatës Shpresa Becaj deklaroi se emërimet e dy anëtarëve të rinj do të ndihmojnë në zvogëlimin e problematikës së krijuar për shkak të vendeve vakante, të cilat kishin krijuar vonesa në shqyrtimin e cështjeve.

“Kjo gjykatë për një kohë shumë të gjatë është lënë me vende vakante 4 e më pas 3, dhe tani 1 vend vakant, që e konsideroj një situatë të rëndë e aspak normale, pasi në këtë gjykatë gjykohen çështje të rëndësishme, të vështira, delikate, që për qytetaret kanë rëndësi jetike. Në qoftë se vendet vakante do të ishin plotësuar në kohën e duhur, nga numri total i çështjeve të mbetura për shqyrtim deri tani do të ishin rreth 2500 çështje më pak.”,- theksoi Becaj.

Ndërkohë kryetarja e Gjykatës së Lartë i bëri thirrje organeve kompetente se një situatë e tillë të mos përsëritej më, si dhe kërkoi ndërrmarrjen e hapave konkrete nga ana deputetëve për cuarjen para të reformave në sistemin e drejtësisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›