Britania në rrezik nga “ushtria e terroristëve”

Kështu kanë paralajmëruar krerët e shërbimeve sekrete të këtij vendi.
Ministrat e qeverisë kanë marrë zyrtarisht paralajmërimin për sulme të tilla, nga zyrtarët më të lartë të shërbimeve sekrete të MI5 dhe MI6.
Informacioni thuhet të jetë pjesë enjë raporti sekret qeveritar mbi kërcënimet nga Al Qaeda dhe organizata të tjera terroriste islamike.
Agjentët britanikë besojnë se janë rreth 200 terroristë me bazë në Britani, të cilët po komplotojnë sulme të ngjashme me ato të vitit 2005 në Londër.
Me gjithë vrasjet e kreut të Al Qaedës, Osama Bin Laden dhe disa prej drejtuesve të degëve të tjera të organizatës terroriste, si ai i Jemenit, Anuar al-Aualki, shërbimet për sigurinë besojnë se rreziku mbetet ende i lartë, sidomos si akte hakmarrjeje për vrasjen e tyre.