Permbytje ne Kamboxhia 207 te vdekur

Përmbytjet masive përgjatë lumit Mekong në Kamboxhia u kanë marrë jetën 207 personave në rreth një muaj. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të cilat e cilësuan situatën e përmbytjeve si më të rëndën në 11 vjet. Rreshjet e dendura të shiut kanë përmbytur qindra banesa e ura duke detyruar mijërave të kërkojnë strehë në zona malore.
Në kryeqytetin Phnom Penh, banorët i bënë thirrje qeverisë dhe organizatave qeveritare për ndihmë, pasi mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar nga uji e forcat e shpëtimit nuk kanë mundur t’u vijnë në ndihmë. Qeveria bëri të ditur se janë 30 mijë familjet e detyruara të evakuohen e rreth 300,000 hektarë të përmbytura. Numri i familjeve të prekura nga situata mjaft e rëndë arrin në 230,000, bëri të ditur komiteti kombëtar për menaxhimin e katastrofave. Më tepër se 250 vetë janë viktimat e shirave të vjeshtës në Tailandë dhe dhjetëra të tjerë në Vietnam në ato që janë cilësuar nga Kombet e bashkuara si situata më e rëndë në 5 dekada në Azi.
Delina Bitraku