Britania paralajmëron Beogradin për Kosovën

Britania lëshon paralajmërime të ashpra kundër Beogradit zyrtar gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork. Britania e paralajmëroi Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxiste konfrontime të reja me ato vende që e kanë njohur Prishtinën.
Zëvendës ambasadori britanik në OKB, Filip Parham, u shpreh se në dritën e opinionit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka ardhur koha që t’i jepet fund debateve rreth pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia dhe aleati i saj Rusia thonë se kurrë nuk do ta pranojnë
Delina Bitraku