E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca në OKB për Kosovën, Hyseni kërkon rezolutë të re

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, Kosova kërkoi hartimin e një rezolute të re, e cila do të bënte të mundur hyrjen e shtetit të ri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni deklaroi se Rezoluta 1244 duhet të zëvendësohet me një dokument tjetër; tashmë pas ligjërimit të shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ndërsa Serbia, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiç, deklaroi se është për bisedime të reja me Prishtinën zyrtare, të cilat sipas saj, nuk duhet të njohin kurrë shpalljen e njëanshme të pavarësisë të Kosovës.

“Serbia nuk duhet te vere ne dyshim autoritetin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, pasi kjo eshte ne dem te tyre”. Me kete deklarate zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta komentoi qendrimin me te fundit te Beogradit zyrtar pas vendimit te GJND-se per legjitimitetin e pavaresise se Kosoves. Nderkohe Meta nuk pohoi asgje lidhur me nje vizite te pritshme te Presidentit serb Boris Tadic ne Tirane.

Alsat Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 04 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›