E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania përzë zyrtarët iranianë

Britania e Madhe përjashtoi nga vendi të gjithë diplomatët iranianë, si kundërpërgjigje për sulmimin e ambasadës së saj në Teheran.

Lajmin e bëri të ditur të mërkurën Ministri i Jashtëm, William Hague, vetëm disa orë pasi Foreign Office kishte lajmëruar për tërheqjen e zyrtarëve të saj nga vendi i madh arab.

Kriza midis dy shteteve u provokua nga një ligj i miratuar në Londër, që bllokoi një javë më parë të gjithë transaksionet ekonomike dhe deklaroi ngrirjen e aseteve të Iranit në bankat e vendit. Teherani u përgjigj me uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, vendim që u pasua nga agresioni mbi ambasadën.

”I gjithë stafi ynë diplomatik është evakuar nga Teherani dhe si rrjedhojë, misioni ynë është mbyllur”, deklaroi Hague. Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht tërheqjes së ambasadave nga vendet respektive, marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve nuk do të ndërpriten tërësisht
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›