BSH ul me 0.25 normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul normën e interesit për të tretën herë brenda një viti.Vetëm 2 muaj më parë norma e interesit u ul në 5 përqind dhe me uljen e fundit norma e interesit bëhet 4.75 përqind.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në konferencë për shtyp deklaroi se ulja me 0.25 perqind u bë me synimin e nxitjes së aktivitetit ekonomik në vend.
Ndërkohë në lidhje me nivelin e borxhit publik kreu i Bankës së Shqipërisë deklaroi se është i qëndrueshëm por përsëri apeloi që të merren masa që të mbahet stabël.
Kjo është konferenca e parë e Guvernatorit Ardian Fullani pas rimandatimit në krye të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori tashmë në detyrë në një mandate të dytë premtoi se ky institucion do të jetë krejtësisht i pavarur.