E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak i dërgon Serbisë pakon e kushteve për Kosovën

Miroslav Lajcak / Foto arkiv

Drejtori menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë, Miroslav Lajçak, ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë për të formuar sa më shpejt qeverinë.

Mediet serbe raportojnë se ai ua ka dërguar autoriteteve serbe në Beograd edhe paketën në të cilën përshkruhet gjithçka që pret Bashkimi Evropian nga kryeministri dhe presidenti i ardhshëm i Serbisë.

Kushtet për vazhdimin e dialogut me Brukselin, përfshijnë edhe disa veprime të rënda që duhen marrë, e të cilat kanë të bëjnë me Kosovën, citon gazeta Novosti një burim të lartë nga Presidenca e Serbisë, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Sipas kësaj gazete, paketa e diplomatit sllovak Lajçak, do ti vendoset në tavolinë secilit grup parlamentar për tua bërë të qartë se rruga e Serbisë drejtë Bashkimit Evropian nuk do të jetë edhe aq e lehtë. / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›