E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania, qendrim te njejte me OSBE kunder bojkotit te PS

Zgjerohet "harta" e kontestimit te nderkombetareve ndaj bojkotit parlamentar te socialisteve. Ne menyre te njepasnjeshme, pothuajse cdo dite, perfaqesues te diplomacise perendimore, kane shprehur qendrimin e tyre kunder pretendimeve te Edi Rames, qe zgjidhjen e kontestimeve ndaj procesit zgjedhor te zhvilluar me 28 qershor ne Shqiperi, kerkon ta zgjidhe jashte dyerve te institucioneve, duke iu drejtuar "institucionit" te rruges. Keshtu, edhe dje ka qene diplomacia britanike ajo qe ka mbeshtetur qendrimin e OSBE-se kunder bojkotit te Parlamentit, nga ana e opozites. Ambasadorja e Britanise se Madhe ne Tirane, Fiona McIlwham interesit te gazetareve ne lidhje me qendrimin e saj per bojkotin e PS-se, iu pergjigj fare shkurt: "Une mendoj se tashme OSBE e ka bere komentin e saj per kete ceshtje". Teksa nuk ka preferuar te zgjatet me tej, duke e cilesuar deklaraten e shefit te OSBE ne Tirane, Bosh, te mjaftueshme per te shprehur qendrimin ndaj moshyrjes ne Kuvend te socialiste, diplomatja britanike la te kuptohej se qendrimi i saj ishte ishte i njejte me ate te institucionit, i cili monitoroi nga afer procesin zgjedhor ne Shqiperi. Dy dite me pare perfaqesuesi i OSBE, ne Shqiperi, Robert Bosh theksoi se debat mes partive duhet te kryheshin vetem ne Kuvend dhe ne asnje vend tjeter. "Sic e dini ne te gjitha vendet demokratike, forumi kryesor per debat mes partive politike eshte Parlamenti. Dhe ne kuader te axhendes integruese te Shqiperise, kjo vlen edhe me shume ketu", deklaroi Bosh. Deklarate kjo, e cila la per te kuptuar ne menyre te qarte se opozita duhej te ndalte bojkotin dhe te kthehej ne Parlament, per te luajtur rolin e saj kushtetues. Mbeshtetja e ambasadores britanike per kete qendrim te OSBE-se erdhi pas ceremonise se organizuar dje me rastin e hapjes se Bashkimit te Anglofoneve te Shqiperise. Ne kete takim kryeministri Berisha iu dha certifikata e Presidentit te Nderit te ketij bashkimi, per Shqiperine. Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se promovimi i gjuhes angleze eshte promovimi i nje gjuhe globale, e cila cdo dite e me teper po perzgjidhet si gjuha e komunikimit nderkombetar. Ai evidentoi faktin se qeveria, me masat e marra gjate mandatit te pare qeverises, gjuha angleze te ishte kthyer ne gjuhe e dyte per te cdo te ri shqiptar. "Ne e moren kete nisme me besimin se kjo do te ndihmonte per tu hapur atyre rrugen drejt se ardhmes evropiane dhe mundesive me te medha per shkollim dhe punesim, brenda e jashte vendit", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›