E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, vendi i biznesit ekologjik

... Si sot gjashte vjet me pare, gjate udhetimit te gjate duke pershkuar detin Adriatik drejt Italise, degjoja me vemendje dhe shqetesim njekohesisht, rrefimin e njerit prej perfaqesuesve me te njohur te biznesit te Gadishullit te Apenineve ne vendin tone, Vincenzo Pastoressa. Asokohe, pas 10 vjet qendrimi dhe perpjekjesh per zhvillimin e biznesit ne vendin tone, durimi ishte sosur, veshtiresite ishin jo te pakta, por shqetesimin kryesor e perbente mungesa e energjise elektrike. Nderprerjet e vazhdueshme te energjise, shkaktonin humbje te medha ne biznesin prodhues dhe njekohesisht rritjen e kostos se prodhimit. Nuk ishin te pakte ata qe te zhgenjyer nga kriza energjetike dhe veshtiresi te tjera, bene gati valixhet dhe moren rrugen e kthimit duke mbyllur veprimtarite ekonomike ne vendin tone. Rumania, Kina e Bangladeshi filluan te shiheshin si destinacione te reja per investimet e sipermarresve italiane...

Kjo situate jo e larget me erdhi natyrshem ne kujtese sot teksa degjoja nje interviste te mikut tim Pastoressa, ne nje kanal televiziv. Duke folur per klime e biznesit ne vendin tone, ai theksonte ne emer te shoqates se investitoreve italiane qe drejton, se Shqiperia eshte kthyer ne nje vend terheqes per investime. Tashme nuk jane vetem ndermarrjet e vogla e te mesme prezente ne tregun tone, por edhe grupe te medha interesi dhe kompani prestigjioze ne fushen e ndertimit dhe energjetikes qe po investojne miliona Euro ne Shqiperi. Grupi Moncada do te ndertoje ne Vlore nje prej parqeve me te medha eolike ne Evrope, apo parku energjetik ne Lezhe qe do te realizohet nga Grupi Marseglia. Projekte te tjera ambicioze jane ato te Grupit Asja Ambiente, Grupit Sol, Grupit Caraglio apo Consorziumit Italo-Svizzero TGK.

Nje ndikim te ndjeshem ne shtimin e vendeve te punes dhe zhvillimin ekonomik te vendit do te kene parqet e medha industriale sic eshte ai i Koplikut me nje siperfaqe prej 61 ha, projekt i cili tashme eshte gati dhe pritet te marre jete se afermi.

Jo vetem pozicioni gjeografik i vendit tone, por kryesisht politikat e Qeverise Berisha per nxitjen e investimeve te huaja, vleresohen nga sipermarresit si nje garanci per te orientuar biznesin e tyre drejt vendit tone.

Ky mesazh u percoll me theks te vecante edhe ne konferencen per shtyp organizuar te marten, per te prezantuar edicionin e ri te Fiera del Levante qe do te zhvillohet ne Tirane nga data 14 deri me 17 Tetor. - "Tirana do te jete kryeqyteti i biznesit ekologjik", -tha ne fjalen e rastit drejtori i Institutit Italian per Tregtine e Jashtme, Francesco Vitulli. "Adresa jone ne internet klikohet vazhdimit, - theksoi ai per mediat e pranishme cka do te thote se reformat e kryera, stabiliteti ekonomik, investimet ne infrastrukture, politikat favorizuese per biznesin, ligji per koncesionet, lufta ndaj monopoleve dhe informalitetit dhe nje sere masash tjera nga qeveria shqiptare po japin frytet e veta. Natyrisht nuk mund te lesh pa nenvizuar stabilitetin ne fushen e energjise elektrike cka perben nje garanci me shume per investimet, kryesisht ne sektorin prodhues.

As njerezit me optimiste nuk mund ta besonin se regjistrimi i nje biznesi mund te realizohej brenda dites. Eksperiencat e meparshme burokratike tregojne per kohe te humbur sporteleve te panumerta, sorollatje burokratike pafund e peripeci, qe ndonese eshte mire te harrohen, i njohin te gjithe. Ky konfirmim i Presidentit te Fiera del Levante Servizi srl, Antonio Ciuffreda te ngjall emocion.

-Sic thote nje fjale e urte popullore, "moti i mire duket qe ne mengjes", reformat edhe ne sektorin e nxitjes se investimeve te huaja kane dhene rezultate te menjehershme. Si asnjehere tjeter do te zbarkojne ne Tirane ne edicionin e ri te Fiera del Levante nje numer i madh perfaqesuesish te biznesit. Ne bashkepunim te ngushte me Institutin e Tregtise se Jashtme ( ICE te Tiranes), kete vit kjo veprimtari do te kthehet ne nje ekspozite tregtare te specializuar me emertimin ECO BIZ EXPO. Vemendja e biznesit do te orientohet drejt sektoreve si cikli i ujit, menaxhimi i mbetjeve, burimet e energjise se rinovueshme dhe qendrueshmeria e sektorit te ndertimit.

Edhe investimet e realizuara deri tani sic eshte La Petrolifera, dhe te tjera ne proces ku po investohen dhjetera e dhjetera miliona euro, perbejne nje garanci te respektimit te standardeve me te perparuara evropiane duke filluar qe nga ato mjedisore.

12 vjet me pare u vendos guri i themelit te ketij investimi model, por ndertimi dhe inaugurimi u be i mundur vetem pak muaj me pare, ne Qershor te ketij viti. Dhe kur keto fakte vijne ne gojen e investitoreve te huaj si Guido Ottolenghi, perfaqesues i Petrolifera Italo Rumena Spa kane nje kuptim te vecante. Perbejne nje garanci per klimen e krijuar, per garancine e investimeve, dhe seriozitetin e institucioneve.

...Dhe ne mbyllje te ketij shkrimi, dua te citoj serish z. Pastoressa, i cili me pervojen e 15 viteve ne Shqiperi percolli nje mesazh optimist ne intervisten e tij: - "Edhe ne kete kohe te krizes globale, bizneset italiane ne Shqiperi jo vetem qe nuk u mbyllen, por investitore te fuqishem prestigjioze po "trokasin ne dere". Shqiperia eshte destinacioni jo vetem per turizem, por edhe per biznes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›