E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone Albania, ulje cmimesh per klientet e saj te Vodafone Card



Vodafone Albania vijon qe t'i pergjigjet me shpejtesi nevojave te klienteve dhe serish eshte operatori i pare ne Shqiperi qe aplikon nje tjeter ulje cmimesh per te gjithe klientet e saj te programit me parapagese Vodafone Card. Duke filluar qe sot, te gjitha thirrjet e tyre kundrejt rrjeteve kombetare do te jene deri ne 25% me te lira, ndersa thirrjet drejt rrjeteve nderkombetare do te ulen deri ne 35.34 %. Serish, Vodafone Albania ju paraqet abonenteve te saj tarifa transparente e pa kosto te fshehura. Koha minimale e tarifimit do te jete e kufizuar ne 15 sekonda, pas te cilave fillon tarifimi per sekonde. Ky raund i ri i uljes se cmimeve i shtohet uljeve te ndjeshme te cmimeve me deri 26% qe u zbatuan saktesisht nje vit me pare ne 8 shtator 2008, dhe kesisoj gjeneron nje efekt te konsiderueshem tek klientet e Vodafone, vetem brenda nje periudhe te shkurter kohore. Vodafone Albania eshte gjithmone e angazhuar per ta shnderruar komunikimin celular ne nje mjet te perballueshem per cdo qytetar te Shqiperise, duke ulur tarifat ne menyre te vazhdueshme. Qe prej vitit 2001, kur hyri ne tregun shqiptar te telefonise celulare, Vodafone Albania ka realizuar nje numer uljesh te ndjeshme te tarifave. Ne tetor 2006, tarifat e Vodafone Card u ulen deri me 30% ndersa ato te Vodafone Club deri ne 50%. Vodafone Albania eshte nje lider i padiskutueshem ne tregun shqiptar te telekomunikacionit duke patur operimin me te mire te rrjetit, mbulimin, cilesine e transmetimit dhe sherbimet me te mira, qe i japin vlere komunikimit te klienteve te saj. Strategjia e biznesit te Vodafone Albania bazohet ne parimet e fokusit mbi klientin, sjelljes se risive, fleksibilitetit, transparences dhe te cmimeve te perballueshme nga te gjithe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›