E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe tronditen konservatoret

Partia Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe është tronditur nga një skandal i shkaktuar nga kryefinancieri i kësaj partie. Peter Cruddas një veteran për krijimin e fondeve në partinë që përbën koalicionin qeverisës të kabinetit të David Cameron ka dhënë dorëheqjen menjëherë pasi u filmua duke ofruar kontakte me kryeministrin Cameron, në shkëmbim të 250 mijë stërlinave në vit që do të shkonin në buxhetin e partisë. Peter Cruddas, është filmuar nga gazetarë të “Sunday Times”, të cilët u shtirën sikur ishin biznesmenë, ndërsa premtonte se do tu hapte dyert atyre, por dhe do t’i siguronte kontakte të drejtpërdrejta me Cameron nëse ata do të dhuronin shuma të mëdha parash për buxhetin e partisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›