E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan shansi i fundit per Sirine

Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka ofruar mbështetje të plotë për misionin e të dërguarit të paqes në Siri, Kofie Anan duke thënë se ai mund të jetë shansi i fundit për të shmangur një luftë të zgjatur dhe të përgjakshme.
Qeveria në Moskë i kërkoi të dërguarit të Kombeve të Bashkuara  që të punojë me qeverinë siriane dhe me opozitën në vend për t’i dhënë fund  luftës disa mujore . "Kjo mund të jetë shansi i fundit për në Siri për të shmangur një luftë të zgjatur dhe të përgjakshme civile.
Ne shpresojmë shumë  që puna juaj do të përfundojë me një rezultat pozitiv", tha Medvedev. Annan ka kërkuar të bindë Rusinë që të marrë një qëndrim të fortë kundër qeverisë së presidentit, B ashar al-Assad. Anan më pas pritet të vizitojë Kinën, e cila gjithashtu  ka mbështetur prej kohësh Sirinë.
Në një kohë që përleshjet e ashpra vazhdojnë organizata për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch ka akuzuar qeverinë e Sirisë se ka përdorur civilët si mburoja të gjalla gjatë operacioneve të fundit ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›