Katër HEC-e dalin në shitje

Kështu, në muajin qershor pritet të zhvillohet tenderi për hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2 si dhe ato Ulzës dhe Shkopetit.
"Në lidhje me privatizimin e katër HEC-ve është shpallur dhe data për privatizimin e tyre që janë Ulza dhe Shkopeti më gjashtë qershor dhe Bristrica 1 dhe Bistrica 2 janë katër qershor. Ftoj të gjithë investitorët, vendas apo të huaj të vijnë të konkurrojnë në bazë të rregullave, transparencës maksimale të konkurrojnë e të fitojnë”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço.
Qeveria ka vendosur që blerësi duhet të ketë kapital prej 250 milion eurosh, si dhe kapacitete menaxhuese dhe eksperiencë në këtë drejtim. Me privatizimin e këtyre HEC-ve, shpresohet se do të ketë shfrytëzim të tyre më të mëdha. /Start/
2012-03-25 15:49