GAK mbushet me “Bukë”

GAK-u të martën mbrëma, ishte i mbushur me thërrmija buke në dysheme, ndërsa buka ishte esenca e idesë së njërit nga artistët të cilët ekspozuan në Galeri, ishte ky Soren Dahlgaard, i cili me anë të një pjese në të cilën ishte projektori, kishte vendosur një njeri të mbështjellë në tërë trupin me bukë, i cili spërkaste një hapësirë të bardhë me ngjyrë i gjithë ky instalacion bashkë me fotot dhe instalacionet e krijuar nga artisti nga Danimarka quhej me një emër “The dough Show”.
“Soren Dahlgaard është një artist i cili nuk ka një profesion të caktuar, por është artist i cili bënë edhe përformancë edhe skulpturë edhe pikturë më një fjalë i ka të gjitha mundësitë për të krijuar art”, tha Rafet Jonuzi, kurator i ekspozitës.
Soren Dahlgaard, ndoshta të tërhiqte vëmendjen me mënyrën e tij të artit, ndoshta pse pak mund të jetë e kapshme të bëhet art edhe me anë të bukës, aq më pak kur thërmiat shkeleshin nga adhuruesit e artit, mirëpo pjesa tjetër e Galerisë i takonte artistes nga Vjena, Bella Angora e cila pa dyshim jepte shumë në mënyrën e saj, të quajtur me një emër “Soft, slow and sweety”.
“Bella Angorës është ajo e cila prej shumë artistëve dallohet në këtë drejtim, përformancë e cila ka edhe muzikë edhe lëvizje, e ka rolin e një artiste e cila shfaq vetën në të gjitha mënyrat e artit”, u shpreh Jonuzi.
Ndërsa drejtori I GAK-ut ndihej mirë që këta dy artistë paraqiten para publikut Kosovar. “më vjen mirë që këta dy artistë sonte paraqitet para publikut tonë sepse është fjala për dy artistë që janë të dëshmuar gjithandej Evropës por edhe në Amerikë, këta dy artistë përveç përformancës, videoartit kultivojnë me shumë sukses edhe fotografinë edhe vizatimin”, u shpreh Fahredin Spahiu
Të dy artistët përformuan për të paraqitur artin e tyre, brenda kohës kur ekspozita u hap, njëri me një përformancë tridhjetë minutash dhe tjetri njëzet.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 maj.