E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektrezoluta i ben presion Serbise per Kosoven

Raportuesja e posacme e Parlamentit te Evropes per Kosoven, Ulrike Lunacek, ka deklaruar se me projektrezoluten e re per Kosoven po provohet t'i behet presion Serbise qe te permiresoje bashkepunimin me Prishtinen. Ajo tha se ne versionin perfundimtar te Rezolutes do t'i kerkohet Beogradit zyrtar qe te heqe dore nga mbeshtetja dhe financimi i strukturave paralele ne veri te Kosoves. Nje projektrezoluten e hartuar nga zonja Lunacek ka marre miratimin e Komisionit per Politike te Jashtme te PE-se, duke i bere thirrje Serbise qe te tregoje me shume pragmatizem ne raport me Kosoven. Ne nje interviste me BBC-ne, Lunacek shfaqi shpresen se Komisioni Evropian do t'i jape Kosoves udherrefyesin per liberalizimin e vizave deri ne fillim te veres, por kerkoi nga autoritetet qe te permbushin nje varg kushtesh per te arritur ne procesin e liberalizimit. Ajo tha se BE-ja i ka dhene mbeshtetje te fuqishme EULEX-it ne punen e tij ne luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Projektrezoluta ishte me e zbutur ne raport me Serbine, sic ishte vleresuar. Lunacek tha se eshte nje proces i negociimit te gjerave me grupet e tjera. Sic e dini ka disa shtete anetare te BE-se qe per fat te keq ende nuk e kane pranuar pavaresine e Kosoves, dhe une kam provuar, me pozicionin qe kam, qe te bejme presion mbi Serbine, qe jo ta pranoje, por te bashkepunoje ne nje shkalle dhe te permiresohet bashkepunimi mes te dyja paleve. Gjithashtu, ne projektrezolute do te kete edhe nje gje tjeter, pas vizites sime ne Kosove, qe une dua te kerkoje nga Serbia qe te ndaloje mbeshtetjen dhe financimin e strukturave paralele. Kjo sepse e demton procesin per qytetaret jo vetem ne veri por edhe ne enklava. Pra, do te kete me shume gjera dhe kjo ishte nje prej arsyeve pse vizitova Kosoven javen e kaluar per te pare gjerat ne terren dhe per te permiresuar rezoluten me shume.
Pra, ju po kerkoni ne nje menyre permiresimin e komunikimit mes Prishtines dhe Beogradit. Por si te arrihet kjo?
Mendoj se eshte shume e rendesishme qe ne nje nivel te filloje ky proces. Ose, me thjeshte qe te mbeshteten ato organizata te shoqerise civile qe kane provuar te punojne ndermjet serbeve dhe shqiptareve te Kosoves. Dhe ka disa. Une i kam takuar disa ne Mitrovicen e veriut, kam takuar kryetarin e Shterpces, ate te Gracanices, pra kryetarin serb, me heret ne Bruksel, dhe ka njerez, pra nga komuniteti serb dhe ai shqiptar, qe duan te bashkepunojne dhe qe e shohin se ky eshte vendi i tyre si dhe qe duan te shtyjne gjerat perpara. Eshte prandaj me rendesi qe bashkesia nderkombetare dhe ajo evropiane, posacerisht, t'i mbeshtes ata dhe qe Beogradi t'i jap fund shkaktimit te problemeve dhe kercenimeve per ta, qe une e di se po ndodhin. Kjo eshte nje menyre, por tjetra eshte, mendoj une se eshte e rendesishme, qe ata njerez ne Serbi qe e kane pranuar se nuk ka kthim prapa, pra qe Kosova nuk do te kthehet prapa ne Serbi, kjo ka kaluar dhe ka filluar jo me pavaresimin, por me heqjen e autonomise se Kosoves nga Miloshevici ketu e 20 vjet me pare, duhet te kete bashkepunim ne terren rreth ceshtjeve sic eshte mjedisi, transporti apo gjerat e tjera. Nje gje eshte e qarte, se ka shume prodhime serbe qe shiten ne Kosove dhe kjo duhet te shihet nga Serbia, nderkohe qe shqiptaret e Kosoves e shohin kete sepse po blejne keto prodhime. Sa here qe une takohem me te dyja palet ju them se e ardhmja e te dyja paleve eshte ne BE dhe pastaj kufijte nuk do te jene aq te rendesishem.
Ka nje pjese ne rezoluten tuaj ku flitet per CEFTA-n. Ka nje bllokim te prodhimeve kosovare nga Serbia. Si te zhbllokohet kjo situate?
Kjo u takon diplomateve nga te gjitha palet, perfshire edhe ata te BE-se, qe te gjejne menyrat e vendosjes se komunikimit ne nje nivel te ulet. Shpresoj se kjo do te ndodhe dhe une po punoj ne kete drejtim dhe do te bisedoj me njerez per kete.
Ju keni vizituar shtepine e BE-se ne veri kur vizituat javen e kaluar Kosoven. Mendoni se ky mision i ri do te mund te ndihmoje ne shtendosjen e situates atje?
Une shpresoj se po. Komisioneri per zgjerim i BE-se, z.Fuele, do te vizitoje Mitrovicen e veriut gjate kesaj jave dhe une do te diskutoj me te gjate dites dhe t'i tregoj per pervojat e mia atje dhe per viziten e tij. Une shpresoj se kjo do t'u deshmoje atyre serbeve te Kosoves, qe duan te jene te hapur per opinionin e perbashket dhe shtetin e perbashket te Kosoves te interesohen per BE-ne si dhe te shohin se cfare projekte mund te financohen ne veriun e Kosoves nga BE-ja. Kjo mund te jete rruga qe te binden disa njerez, jo te gjithe ndoshta, e posacerisht te rinjte se ka nje rrugedalje. Me lejoni t'ju them se kam takuar ato organizata joqeveritare serbe qe bashkepunojne me shqiptaret dhe qe do te organizojne nje konference te madhe ne Mitrovice, edhe ne jug edhe ne veri, rreth qyteteve te ndara ne bote. Pra, do te jete nje projekt per qytetet e ndara ne gjithe boten qe do te takohen ne nje prej ketyre qyteteve te ndara. Ata kane arritur qe ta bejne kete dhe do te kete qindra njerez nga shume qytete te ndara ne bote qe do te takohen ne Mitrovice ne fund te muajit maj. Ky eshte nje projekt i madh dhe deshmon vullnetin e disave qe te bashkepunojne, te jene nje ze dhe qe perkunder dallimeve dhe te kaluares te shohin drejt te ardhmes dhe te shohin se ka nje te ardhme te perbashket.
Ne diten kur e vizituat Kosoven, ndodhi aksioni i policise se EULEX-it. E vleresoni kete si nje hap perpara drejt luftimit te dukurive ne shoqerine kosovare?
Po, une isha e lumtur qe isha atje ne ate cast. Sepse kjo ishte ajo qe EULEX-I kishte premtuar qe te ndermarr hapa ndaj te ashtuquajturve "peshqve te medhenj" dhe te hetoje.
Nese ka deshmi te mjaftueshme atehere te ngreje padi dhe te nxjerr njerezit para gjyqit. Mendoj se eshte me rendesi qe kjo eshte bere dhe nese ka deshmi te mjaftueshme atehere do te ngrihen padi dhe proceset ligjore do te vazhdojne. Mendoj se ky ishte nje hap i madh dhe kam degjuar nga shume qytetare te Kosoves qe kam takuar ne rruge, te thone se sa mire qe po e beni kete me ne fund. Prandaj ne e mbeshtesim fuqishem EULEX-in dhe qeverine e Kosoves, dhe mund te themi se kane gjithe mbeshtetjen qe mund te ofrojme ne nga ana e BE-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›