Britaniket: BE, dialog ne Kuvend
Shtohen zerat e nderkombetareve per nje dialog politik mes mazhorances dhe opozites, si dhe rendesine e kthimit te kesaj te fundit ne Parlament per te mos bllokuar integrimin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Sipas zevendesambasadores se Britanise se Madhe ne Tirane, Elisabet Evans, tashme Shqiperia ndodhet ne nje faze shume te rendesishme.
"Muajin e shkuar, Keshilli Evropian e ftoi Komision Evropian te dorezoje nje opinion per gatishmerine e Shqiperise si vend kandidat, nje hap i rendesishem dhe pozitiv per Shqiperine dhe pikefillesa per nje proces intensiv dhe te detajuar rishikimi te gatishmerise se Shqiperise per fazen tjeter ne rrugen e saj drejt integrimit eventual ne BE. Ky rishikim do te fokusohet ne progresin e Shqiperise, ne plotesimin e kritereve themelore te demokracise evropiane percaktuar ne kriteret e Kopenhagenit. Ai fillon me Pyetesorin qe Ambasadori i Komisionit Evropian i dorezoi te merkuren kryeministrit Berisha", ka qene deklarata e zv/ambasadores britanike, Evans. Teksa ka theksuar dhe rendesine e vendosjes se dialogut mes forcave politike, ne menyre qe procesi i integrimit te ece sipas ritmeve te kerkuara dhe normale per nje vend ne rritje sic eshte dhe Shqiperia. "Dialogu dhe debati konstruktiv politik eshte padyshim nje kerkese kyce per nje Parlament aktiv dhe dinamik, eshte elementi qendror i cdo demokracie dhe historia nuk tregohet e bute me politikanet e sotem te te gjitha partive, nese veshtiresite aktuale ne Parlament lejohen te nxjerrin nga binaret progresin drejt integrimit ne BE", ka qene deklarata e Evans. Ne kete menyre, nderkombetaret vazhdojne t'i bejne apel politikes shqiptare, per te zhbllokuar situaten e krijuar ne vend, duke paralajmeruar qe palet politike duhet te gjejne rrugen e dialogut dhe ka paralajmeruar se vijimi i krizes mund te kete pasoja per Shqiperine. Me tej diplomatja britanike ka rikonfirmuar mbeshtetjen e Britanise ndaj integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe eshte shprehur se Britania e Madhe do te ndihmoje Shqiperine edhe nepermjet projekteve ne fusha te ndryshme. Kjo deklarate e saj u be gjate nje konference shkencore me teme "Marredheniet shqiptaro-britanike ne shek. XIX-XX" e organizuar nga departamenti i Historise, pjese e Universitetit te Tiranes. A.G
Lohan
Pikerisht ne diten kur i ka dorezuar ne dore Pyetesorin e Komisionit Evropian kryeministrit Berisha, ambasadori Lohan ka kerkuar nga politika shqiptare qe te gjeje zgjidhje per ngercin politik, mundesisht deri ne fillim te janarit te vitit te ardhshem.