Meta-Berisha, ftojne Ramen per dialog

Zevendeskryeministri, Ilir Meta, njeheresh minister i Jashtem, apeloi dje ndaj kreut te mazhorances Sali Berisha dhe kreut te opozites, Edi Rama, qe te lene retoriken politike dhe t'i kthehen dialogut politik. Nje dite pas dorezimit te pyetesorit nga ana e Komisionit Evropian, kreu i diplomacise shqiptare duke e vleresuar si nje moment historik, kerkoi angazhimin e te gjithe aktoreve politike ne vend per kete proces. "Une dua te vleresoj me kete rast rendesine e gjitheperfshirjes ne kete proces, ky ka qene dhe eshte edhe vullneti i qeverise. Ne menyre qe ta kthejme ceshtjen e integrimit ne kete moment kaq te rendesishem, pas dorezimit te Pyetesorit, ne nje aksion kombetar te gjithe klases politike dhe te gjithe qytetareve shqiptare, duke lene menjane gjerat e vogla, duke lene menjane retorikat luftarake dhe te panevojshme, sepse vendi ka nevoje per te ecur perpara ne procesin e integrimit dhe ka nevoje per sinergji pozitive te energjive te cdo shqiptari, aq me teper te cdo politikani", apeloi Meta. Sipas tij, eshte nje moment shume i rendesishem dhe historik, qe duhet te zgjoje energjite me pozitive te te gjithe aktoreve politike ne vend. Por jo vetem kaq, ai vijoi me tej duke thene se ky proces duhet te garantoje dhe gjitheperfshirjen maksimale te te gjithe aktoreve politike dhe sociale te shoqerise civile dhe te eksperteve me te mire te vendit ne te gjitha fushat e integrimit. Ministri i Jashtem nenvizoi se nuk ka gje me te rendesishme per te gjithe vendin tone, per te gjithe shqiptaret, se sa ky ushtrim i ri qe fillon vendi me marrjen e Pyetesorit dhe qe do te vijoje edhe me etapa te tjera ne te ardhmen. Duke e vleresuar kete si nje moment shume te rendesishem per vendin, zevendeskryeministri tha se integrimi evropian eshte aspirata kryesor e te gjithe shqiptareve, eshte aspirata ku shqiptaret nuk ndahen ne te majte dhe as ne te djathte, as ne te mire dhe as ne te keqij. I pyetur mbi nevojshmerine e nje takimit Berisha-Rama, Meta thote se kjo do te ishte nje gje pozitive. "Pa asnje diskutim qe cdo takim mes kryeministrit Berisha dhe z.Rama eshte shume pozitiv dhe z.Berisha ka ftuar edhe dy dite me pare, jam i bindur qe do ta ftoje vazhdimisht z.Rama si kryetar i partise me te madhe opozitare, per te bashkepunuar ne kete proces shume te rendesishem per te ardhmen e vendit dhe te gjithe qytetareve shqiptare", tha lideri i LSI. Ai shprehu gjithashtu bindjen se qeveria do te ece ne kete drejtim konstruktiv dhe gjitheperfshires qe edhe opozita te kontribuoje sepse i ka te gjitha mundesite per te dhene kontributin e saj ne kete proces, shume te rendesishem per te gjithe vendin. Por ai nuk mohoi as mundesine e nje takimi te tij me Ramen, teksa eshte shprehur se "Une jam i hapur ne cdo moment dhe te jeni te sigurt qe mazhoranca eshte shume e hapur per te bashkepunuar me opoziten".
TAKIMI
"Une jam i hapur ne cdo moment dhe te jeni te sigurt, qe mazhoranca eshte shume e hapur per te bashkepunuar me opoziten, absolutisht dhe me veprime konkrete dhe jo thjesht vetem me deklarata, por natyrisht qe duhet vullnet nga te gjithe", u shpreh Meta, lidhur me mundesine e nje takimi me kreun e PS.