Britaniket qe kane interpretuar presidentet amerikane
Stiven Spilberg pritet qe te shkaktoje jo pak polemika ne Shtetet e Bashkuara per zgjedhjen qe ka bere per sa i takon aktorit qe do te interpretoje Abraham Linkolnin Presidentin me te dashur dhe te nderuar per amerikanet pas Uashingtonit.
Regjisori i famshem amerikan ka zgjedhur ne kete rol shume te rendesishem britanikun Daniel Day-Lewis. Ai sipas Spilbergut eshte personi qe misheron me mire dhe percjell me mire cilesite e liderit te madh. Me marrjen e rolit te Presidentit te 16 te amerikaneve Daniel eshte i fundit nder britaniket qe kane marre role amerikanesh te rendesishem ne kinematografine amerikane. Keshtu ne kete kuader kemi Anthony Hopkins qe ka interpretuar dy presidente amerikane. I pari ishte John Quincy Adams ne filmin Amistan ne vitin 1997 dhe me pas kemi po te njejtin aktor ne filmin e vitit 1995 ku interpreton Presidentin Nikson ne momentet e fundit te Presidences se tij. Kemi me pas nje tjeter britanik Michael Gambon i cili ka interpretuar nje tjeter President amerikan Lyndon B. Jonson ne vitin 2002 ne filmin Rruga drejt luftes dhe perfundojme kete liste te gjate presidentesh amerikane britanike me Keneth Bragan i cili ka interpretuar gjithashtu Presidentin amerikan Roosvelt ne filmin Warm Springs. Edhe konkurrenti me i madh i Daniel ne filmin e Spilbergut per te interpretuar rolin e Linkolnit nuk ka qene gjithashtu amerikan. Kur regjisori i famshem ka nenshkruar kontraten paraprake per kete film me shtepine prodhuese Dreamworks ne vitin 2001 ishte nje tjeter irlandez kete here Liam Neeson ai qe ishte i pari ne liste per te interpretuar Linkolnin e madh. Por dy vjet me vone ishte vete Neeson qe u terhoq nga projekti duke qene se ai ishte 58 vjec pra dy vjet me i madh ne moshe nga Linkolni ne kohen kur e vrane. Daniel eshte aktualisht 53 vjec dhe ka fituar dy cmime Oskar per filmat My left Fopt dhe There will be blood dhe konsiderohet nga regjisori Spilberg si personi me i pershtatshem per kete rol. Per mua ai eshte nje nga aktoret me te medhenj qe kemi aktualisht dhe nuk mund te ndodhte qe per kete rol te madh ne nje film epik te mos merrja ne konsiderate prezencen e tij ka deklaruar Spilberg ne nje deklarate pas berjes se ditur te aktorit qe do te interpretonte rolin kryesor. Nderkohe vete aktori dhe pse pak i cuditur nga propozimi ka deklaruar se ndihet shume i nderuar qe do te interpretoje nje njeri te madh dhe inspirues sic eshte Linkolni.
Filmi pritet qe te nise xhirimet ne vjeshten e vitit te ardhshem dhe do te dale ne kinema ne vitin 2012 edhe pse ka pasur disa spekulime se ai do te dale ne vitin 2013 sepse eshte shume e veshtire qe te besh nje post produksion te shpejte te nje filmi te madh. Filmi vete do te bazohet ne librin Skuadra e rivaleve e Doris Kearns Goodwin qe flet per mosmarreveshjet dhe grindjet e vazhdueshme mes Linkolnit dhe kabinetit te tij gjate luftes civile amerikane. Tashme edhe skenari eshte plotesisht gati dhe eshte shkruar nga nje prej penave me te shquara te skenareve hollivudiane Tony Kushner.
Amanda Foreman autore e A world on Fire nje histori per perfshirjen e Britanise ne luften civile beson se zgjedhja e nje britaniku ne rolin e Presidentit amerikan dhe e britanikeve te tjere ne rolet dytesore ne filmin per Linkolnin mund te shkaktoje kundershti dhe pakenaqesi nga njerezit. Jemi duke folur per Presidentin me te famshem ne historine amerikane dhe do te jete e veshtire per regjisorin qe te shese nje britanik per nje amerikan. Vetem nese Daniel do te beje nje loje te perkryer.
Megjithate behet fjale per nje staf nderkombetar dhe ne keto rrethana mund te justifikohet edhe zgjedhja e Spilbergut.