E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga me tunelin kushtuan 800 milione euro

Vepra Kostoja finale sa 10 per qind e PBB-se. Per nje kilometer u shpenzuan gati 12 milione euro

Mesohet zyrtarisht kostoja finale e projektit te rruges Rreshen-Kalimash pjese e autostrades Durres-Kukes. Shpenzimi total per te i pranuar dhe certifikuar nga Ministria e Transporteve dhe Ministria e Financave llogaritet ne rreth 108 miliarde leke ose gati 800 milione euro duke u kthyer ne vepren me te shtrenjte te ndertuar ne Shqiperi. Shifra totale e projektit vlen sa 10 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto ndersa mesatarisht buxhetit te shtetit i merrte cdo vit te pakten nga 270 milione euro aq sa detyroi qeverine shqiptare te merrte kredine me te shtrenjte 200 milione euro me interes 13 per qind.

Referuar monitorimit te kryer nga Ministria e Transporteve nje kilometer rruge e ndertuar nga BechtelampEnka ne Rreshen-Kalimash qeverise shqiptare i ka kushtuar rreth 12 milione euro duke shqetesuar ministrin e Financave Ridvan Bode i cili kerkonte nga dikasteri i Olldashit shpjegime lidhur me tejkalimin e kostove.

Duke u ndalur te parametrat e tunelit dhe te rruges ne teresi mund te konsiderohet nje nder veprat me te medha ne vend. Rruga ka gjatesi rreth 57 kilometra dhe nje tunel prej gati 6 kilometrash. Sipas Ministrise se Transportit te gjitha punimet per realizimin e tij jane brenda te gjitha standardeve europiane. Punimet elektromekanike dhe te sistemeve te kontrollit te trafikut jane instaluar dhe integruar plotesisht ne nje sistem te kontrollit qendror.

Ne studimet e fizibilitetit te kryera perpara se rruga te ndertohej parashikohej nje trafik prej 4 mije mjetesh ne dite nderkohe qe vjet arriti kulmin me 12 mije mjete ne dite. Sipas ministrise per kete vit mendohet te kete pasur nje trafik prej 16 mije mjetesh ne dite.

Perfitimet e para jane te perdoruesve te rruges. Ne rend te pare do te vija shkembimet njerezore jane qytetaret e dy vendeve qe perfitojne te paret me pas gjithe sektoret kane perfitimet e tyre ekonomike - tha ne diten e inaugurimit te njerit tunel ministri Sokol Olldashi. Sipas tij nga ndertimi i rruges do te perfitoje turizmi shqiptar pushuesit qe vijne nga Kosova dhe ne menyre te vecante biznesi prodhues i produkteve bujqesore. Ne kete pike ministri perjashtoi ne menyre kategorike vendosjen e nje tarife per kalimin e rruges.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›