5 vjeç lë cigaren dhe nis shkollën

Sandi Adi Susanto, djali 4-5 vjeçar nga Indonezia i cili u bë i famshëm në media si djali që tymos, tashmë e ka hedhur tutje zakonin e keq dhe ka nisur shkollën.
Sandi u bë mjaft popollor kur në mars të këtij viti, një video ku ai pinte cigare duke nxjerrë rrathë tymi sipër kokës, ndërsa fliste me zhargon rruge, doli në television.
Por, tashmë, ai thotë se i pëlqen të shkojë në shkollë, pasi atje mund të luajë me lodra dhe të vizatojë piktura. Një shkollë e zonës ka siguruar arsim falas për vogëlushin dhe i ka dhënë një banesë modeste familjes së tij brenda mjediseve të shkollës.
Më herët, qeveria lokale dhe komisioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve e kishin dërguar djalin në një spital ku ai qëndroi më shumë se katër muaj. Vogëlushi iu nënshtrua trajtimit për të shëruar varësinë nga duhani. Tashmë, ai ka filluar shkollën dhe po përmirëson të folurën.
Duke iu referuar të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3.2 për qind e fëmijëve nga mosha 3 deri 15 vjec janë duhanpirës të rregullt. Megjithatë, në disa qytetet të Indonezisë, qeveria ka ndaluar duhanpirjen në vende publike.