E Shtunë, 31 Tetor 2026

"British Airways" ndryshon oraret

"British Airways", e vetmja linjë që lidh Tiranën direkt me Londrën, ka prezantuar oraret e reja më të favorshme të fluturimit për të qenë sa më pranë nevojave të pasagjerëve për koincidenca më të volitshme. Duke filluar nga 26 tetori 2008, fluturimi Tiranë-Londër, të hënën, të enjten dhe të shtunën bëhet në orën 15:05, të martën në orën 15:30, ndërsa të dielën në 13:50. Ky orar u mundëson pasagjerëve të "British Airways" një mbërritje më të hershme në Londër, si dhe lidhje më të shpejta nga Londra brenda ditës. Të dielave "British Airways" lidh Tiranën me Nju Jorkun dhe Bostonin brenda ditës përmes Londrës, me çmim duke filluar nga 566 euro vajtje-ardhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›