KLSH: Abuzimet e "Berishes" ne 3 vjet
Administrata e qeverisë "Berisha" në këto 37 muaj qeverisjeje i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm financiar që kap shifrën marramendëse 2.7 miliardë lekë. Megjithëse qeveria e djathtë ka pohuar se është në dietë dhe se ka ulur shpenzimet e administratës, niveli i dëmit ekonomik vazhdon të jetë i lartë.
Të dhënat janë publikuar dje nga raporti më i fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky dëm i përket veprimtarisë ekonomike-financiare për periudhën kohore 2005-2007 dhe nëntëmujorin e parë të vitit 2008-të. Abuzimet më të mëdha janë bërë në fushën e prokurimeve, që kapin vlerën 718 milionë lekë, në doganat me dëm financiar 695 milionë lekë, në fushën e urbanistikës me vlerë 153 milionë lekë, shkelje të disiplinës financiare 30 milionë dhe tatim-taksat me vlerë 1 miliard lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në fushën e prokurimeve përkatësisht në 11 bashki, ku përmendim Bashkinë Shkodër, Krujë, Shijak, Gjirokastër, Kavajë dhe Komunat Ksamil, Dajt, Këshillin e Qarkut Durrës dhe Korçë. Drejtoria e Rrugëve Tiranë dhe Drejtoria e Rrugëve në Durrës janë në listën e abuzuesve me prokurimet nga monitorimi i KLSH-së. Ministria e Mbrojtjes është ministria e vetme që ndodhet në "listën e zezë" të abuzuesve në fushën e prokurimeve. Degët e doganave në Tiranë, Berat, Shkodër, Fier, Sarandë, Vlorë, Qafë-Thanë dhe Bllatë, si detyrime doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve, autovetura, dhe subjektet që kanë operuar me autorizim për regjimin e përpunimit aktiv, si dhe mos aplikim të sanksioneve ligjore. Për vlerën e dëmit ekonomik, KLSH ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit në masën 99.5%. Për të metat dhe shkeljet e konstatuara për çdo subjekt të kontrolluar, në bazë të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997, "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, KLSH-ja dhe ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil" dhe disa ligjeve të tjera në fuqi, KLSH u ka kërkuar organeve të nomenklaturës shqyrtimin dhe marrjen e 693 masave disiplinore dhe administrative.
Abuzimet
Në fushën e tatim-taksave, abuzimet e konstatuara nga KLSH janë vënë re në Bashkinë Durrës, si diferencë takse midis situacionit përfundimtar dhe vlerës fillestare. Në Komunën Farkë, Tiranë, në vlerën 8 milionë lekë për mos mbajtje të tatimit në burim, si edhe të taksës së ndërtesës dhe taksës së tokës bujqësore për mos llogaritje të taksës për diferencën midis vlerës së përllogaritur të investimit dhe situacionit përfundimtar, si edhe mos shlyerje të taksave vendore nga disa subjekte. Në Komunën Dajt, Tiranë, abuzimet janë shkaktuar nga mos pagesa e taksës së infrastrukturës në masën 1% të vlerës së investimit. Në Komunën Farkë, Tiranë, abuzimet kanë ardhur si detyrim i pa llogaritur dhe i pa arkëtuar prej 1% të vlerës së investimit.
Raporti për 9-mujorin e 2008-ës: probleme me shpenzimet operative
KLSH: 24 kallëzime penale për abuzuesit
Gjatë 9-mujorit të vitit 2008-të, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka përfunduar dhe evaduar 116 kontrolle. Gjatë kontrollit nga janari-shtator 2008, nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë bërë 24 kallëzime penale, të cilat janë në hetim nga organi i akuzës. Në fushën e shpenzimeve operative, dëmi i llogaritur nga KLSH është 80 milionë lekë, në fushën e shpërblimeve rreth 13 milionë, në sistemin e pagave 5 milionë lekë dhe për mungesë materiali në shumën e përgjithshme 2 milionë lekë.
Vetëm tre javë më parë, KLSH ka publikuar një raport për çështjen e pronave dhe ndarjen e titujve të pronësisë sipas ligjit 7501. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon 2704 raste abuzive me titujt e pronësisë. Sipas monitorimit të KLSH për ndarjen e tokës gjatë viteve 2006-2007-të, rezulton se abuzimet janë në Korçë, Pogradec dhe Lezhë. Rastet më të mëdha të abuzimit janë vënë re në Pogradec, ku numri i tyre shkon në 2467. Në Korçë, KLSH konstaton 128 raste abuzimesh në ndarjen e tokave dhe 109 raste abuzive në Vlorë. Për konsumimin e figurës së veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës‘ për 2 ish-kryetarë të komisionit të ndarjes së tokës në fshatin Voskopojë, KLSH ka depozituar kallëzim penal pranë organit të prokurorisë. Për Qarkun e Lezhës, KLSH ka rekomanduar 23 masa organizative dhe 5 masa disiplinore, ndërkohë që është bërë kallëzim penal për regjistruesin e ZVRPP, Lezhë, përgjegjësin e sektorit të regjistrimit hartografik të ZVRPP, ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës në cilësinë e kryetarit të KRRT-së dhe për ish-drejtorin e Urbanistikës të kësaj bashkie në cilësinë e sekretarit të KRRT-së. Edhe për abuzimet që janë kryer në Pogradec, KLSH ka kërkuar kallëzim penal për ish-regjistruesin e ZVRPP, Pogradec, për 11 ish-kryetarë të komisioneve të ndarjes së tokave, për pesë ish-përfaqësues të Këshillit të Rrethit Pogradec dhe pesë anëtarë të ish-komisioneve të ndarjes së tokës.
Në Qarkun e Korçës janë dhënë 17 mijë metra katrorë tokë bujqësore në kundërshtim me ligjin 7501, për sipërfaqen 367 mijë metra katrorë janë plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi për familjet që nuk kanë pasur gjendjen civile dhe nuk kanë qenë banorë të Voskopojës më vitin 1991. Në 64 raste për sipërfaqen 565 mijë m/2 janë lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi në kundërshtim me ligjin 7501, pasi rezulton se familjeve bujqësore u është dhënë tokë më tepër se norma e përcaktuar për frymë.