British Medical Journal akuzon këshilltarët për përfitime të mëdha
Një raport i fundit nxjerr në dritë se shkencëtarët kryesorë që bindën Organizatën Botërore të Shëndetësisë që ta shpallte H1N1 një pandemi globale kanë pasur lidhje të ngushta financiare me kompanitë e ilaçeve që përfi tuan nga shitja e vaksinave. Raporti i publikuar në “British Medical Journal” shpalos lidhjet e fshehta që çuan organizmin e OKB-së që të shpallte pandemi H1N1. Kjo rezultoi në përfi time miliarda dollarëshe për prodhuesit e vaksinave. Disa nga këshilltarët kyçë që i sugjeruan organizatës shpalljen e pandemisë kanë marrë kompensime të majme fi nanciare nga kompanitë e ilaçeve. Por gjatë gjithë kësaj periudhe, OBSH refuzoi që të tregonte ndonjë konfl ikt interesash mes këshilltarëve të saj të lartë dhe kompanive të ilaçeve që përfi tuan fi nanciarisht shuma të mëdha. Raporti është hartuar nga një gazetare e revistës së sipërpërmendur dhe një gazetar i zyrës së hetimeve gazetareske në Londër. Në kundërpërgjigje të raportit, sekretarja e përgjithshme e OBSH, Magaret Chan, në mbrojtje të sekretit tha se organizata i kishte mbajtur qëllimshëm lidhjet financiare të fshehta, në mënyrë që të mbronte pavarësinë dhe integritetin e anëtarëve të saj ndërsa bënin punën. Revista e sipërpërmendur nuk është e vetmja që kritikon OBSH për mënyrën e keqe të menaxhimit të konfl ikteve të interesit. Një tjetër raport kritikues ka qenë edhe ai i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.
#