Obama kursen Kinën

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ai i Kinës, Hu Jintao, dolën dje nga takimi mes tyre, i cili zgjati disa orë, për të kumtuar vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve në lidhje me disa çështje të rëndësishme, por megjithatë dëshmuan edhe dallime në lidhje me ekonominë, sigurinë dhe të drejtat e njeriut, çështje këto të cilat për një kohë të gjatë kanë tendosur marrëdhëniet mes dy vendeve.
Marrëdhëniet mes dy vendeve shkojnë shumë përtej një çështjeje të vetme, tha Obama gjatë konferencës së përbashkët me Jintaon, pas bisedës që zgjati dy orë e gjysmë, e cila u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.
Që të dy udhëheqësit folën për forcimin gjithnjë e më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ata nënvizuan bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, atë të ndryshimeve klimatike, të energjisë.
Megjithatë, dallimet mbetën, duke nënvizuar tendosjet, të cilat vështirë se do të mund të eliminoheshin gjatë vizitës së parë të Obamës në Kinë.
Jintao me këtë rast kritikoi kufizimet e SHBA-së në importin e disa prodhimeve kineze, duke kërkuar një qëndrim më të fuqishëm të përbashkët të dy vendeve kundër proteksionizmit. Obama nga ana e tij theksoi se të drejtat e njeriut janë universale dhe se ato duhet të respektohen nga të gjithë.
Megjithatë, dy udhëheqësit u treguan mjaft kursimtarë në shpalosjen e dallimeve, duke i kushtuar rëndësi bashkëpunimit, shenjë kjo se që të dy udhëheqësit kanë kuptuar se fuqia e Kinës po vazhdon të rritet dhe se SHBA-ja duhet të gjejë mënyra për bashkëpunim, për tiu shmangur konfliktit.
Obama foli për interesat e përbashkëta të Kinës dhe SHBA-së, me çrast tha: Nuk besoj se suksesi i vendeve tona duhet të bëhet në kurriz të njëri-tjetrit.
Si Obama, ashtu edhe Jintao, theksuan se marrëdhëniet mes vendeve të tyre janë pozitive dhe gjithëpërfshirëse.
Që të dy theksuan se janë pajtuar për rifillimin e negociatave gjashtëpalëshe, për të bindur Korenë e Veriut që të heqë dorë nga programi i vet bërthamor. Jintao theksoi se këto përpjekje janë thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Azinë Verilindore.
Sa i përket Iranit, Obama foli me një gjuhë më të ashpër se sa Jintao.
Irani ka mundësi që të prezantojë dhe të demonstrojë synimet e veta paqësore, por nëse dështon ta shfrytëzojë këtë rast, atëherë do të ketë pasoja, tha Obama. Jintao nuk përmendi pasojat, duke theksuar se është me rëndësi që konflikti me Iranin të zgjidhet me negociata.
Kina ka lidhje të fuqishme tregtare me Iranin dhe Pekini nuk ka treguar gatishmëri që të mbështetë qasjen më të ashpër ndaj Teheranit, me qëllim që Irani të ndërpresë procesin e pasurimit të uraniumit.
Para takimit të tij me Jintaon në Pekin, Obama gjatë takimit me studentët kinezë në Shanghai kritikoi Kinën për kontrollin e internetit dhe mungesën e lirisë së shprehjes, por fjalët e tij nuk u dëgjuan, pasi që autoritetet kineze censuruan pjesën më të madhe të kësaj deklarate të tij.
(AP)