Quantum of solance vazhdon për publikun shqiptar
Një film që sjell aksion, intrigë dhe një formë të re të filmit më të njohur agjenti 007, Quantum of solance . Kane kaluar vetem 3 jave qe nga mbrëmja kur Quantum of Solace u shfaq për herë të parë në Odeon Leicester Square . Më në fund të gjithë po shuajnë kureshtjen e tyre pas një kohe të gjatë të mbushur me lajme e sensacione që shoqëruan filmin që nga periudha fillestare e tij e deri në postproduksion. Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper, gruaja që dashuronte. Ai vuan de ndiet i pavlere. Ky është imazhi i fundit që publiku ruan për Bondin nga Casino Royale, filmi i vitit 2006. Pikërisht këtu vetëm disa minuta më pas vazhdon Quantum of Solace, filmi i 22 i Bondit i cili është i pari që sënon një vazhdimësi të tillë nga njëri film tek tjetri në të jithë historinë e saës më të njohur kinematorafike në botë. Por vijimi nuk është aq dëshpërues sa fundi i filmit të kaluar. Bond është në një mision personal dhe hakmarrës për të marrë vesh me cdo kusht se si ndodhi tradhtia. Por sigurisht që misioni nuk do të mbetet kaq personal përderisa jatë kërkimeve të tij Bond do të zbulojë jurmët e një oranizate kriminale që ka për qëllim të marrë kontrollin e një prej burimeve natyrore më të rëndësishme në botë dhe për ta arritur këtë është gati të bëjë gjithcka. Dhe në gjithë këtë histori patjetër që do të ketë dy vajza të astuquajtura Bond Girl, njëra hakmarrëse sa ai vetë, ndërsa tjetra e embël dhe joshëse. Ashtu si dhe pritej filmi ka patur shumë sukses tek publiku. Pas premierës së tij më 31 tetor në Angli, vetëm në fundjavën e parë filmi ka arkëtuar mbi 8 milionë dollarë duke thyer rekordet e box office-ve britanike.. Suksesi po vazhdon edhe ne Europe e në ShBA ku filmi është shfaqur premierë më 14 nëntor. Shifrat tregojnë të ardhura deri në 70 milionë dollarë, por arkëtimet po rriten dita- ditës. Edhe kritika nuk ka mbetur pas me vlerësimet e saj. 77% e 30 kritikave të listuara ne sajtin Rotten Tomatoes jane pozitive. Kritikët vazhdojnë të përmendim mes të preferuarëve të tyre Casino Royale, por vazhdojnë të pëlqejnë performancën e Daniel Craig dhe e konsiderojnë Quantum of Solace një vijim të këndshëm të filmave Bond. Vazhdon të transmetohet në kinema millennium dhe për publikun shqiptar.