Ekspozita e Laureta Ismailaj përshkruan feminilitetin e femrës.
Feminiliteti dhe bukuritë e femrës vijnë përmes një teknike vërtetë të vecantë. Ka udhëtuar nga New Yorku drejt vendlindjes së saj Shqipërisë Laureta Ismailaj, për të sjellë një ekspozitë vërtetë të veçantë. Ekspozita është e vecantë jo vetëm për temën që sjerll por dhe matërialet të cilat janë përdorur nga artistja. Femra dhe bukuritë e saj trupore, format e truupit të cilat i japin hijeshinë asaj ekspozohen nëpërmjet një finese ku mbizotërojnë materialet e tejdukshme. E veçanta e saj është se ka përdorur materiale të rrobës, xhamit, drrurit, fijeve të drurit, plastikës dhe të tjera. Vështirësia ka qënë e lartë për ti përgatitur, por pasioni ka bërë që ajo ta realizojë këtë ekpozitë. Është një ekspozitë e cila i ka marrë dy vite kohë artistes. Ajo ndjehet e kënaqur nga pritja që i kanë bërë në Tiranë. Do të vazhdojë ekspozita në një nga galëritë e New Yorkut ku Laureta punon dhe jeton prej kohësh.