E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbante vajzat nën zinxhir, nis procedimi penal për babain

DIBER- Prokuroria e Dibrës nis procedimin penal në gjendje të lirë për 72 vjecarin Dine Keshi, babai që mbante të lidhura me zinxhir dy vajzat e tij Thëllanxa dhe Fidane Keshi, pasi shfaqnin probleme me shëndetin mendor.
Pas sistemimit të dy grave njëra 49, dhe tjera 38 vjece, në spitalin psikiatrik të Shkodrës ku pritet që bluzat e bardha të nxjerrin diagnozën e saktë të sëmundjes së tyre, policia e qarkut Dibër ka kryer kallëzimin për babain që u kishte hequr lirinë dy motrave nga Maqellara, duke ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
Kjo e fundit ka nisur tashmë procedimin penal për Dine Keshin, ndërsa mësohet se hetimet do të zhvillohen në gjendje të lirë. Dy motrat Thellenxa dhe Fidane Keshi, mbaheshin të lidhura me zinxhirë prej dy dekadash, pasi babai i tyre pretendon se janë agresive dhe me probleme të theksuara mendore. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›