Britni Spirs: “Do të nxjerr një super-album!”
Për të parën herë gjatë këtyre dy viteve këngëtarja Britni Spirs ka pranuar të japë një intervistë. Ylli i popit ka folur në revistën amerikane “Ok” duke premtuar se: “Disku i ri që do të nxjerr ka për të qenë edhe më i mirë se ai i vitit të kaluar. Unë jam duke punuar me shumë pasion dhe zell mbi këtë album.” Spirs vazhdon me tej duke thënë: “Tani ndihem shumë mirë dhe po punoj përditë”. Pyetjes që i bëhet këngëtares nëse do të dëshironte ajo që një ditë fëmijët e saj të futeshin në botën e spektaklit, Britni i është përgjigjur prerazi “Jo! Megjithatë, nuk do të bëhesha kurrë pengesë për pasionet e tyre dhe nuk mund t’i ndaloj dot në atë ç’ka do të vendosin nesër të bëhen.” Programi i rehabilitimit publik për figurën e Britnit vazhdon me sukses për këngëtaren amerikane, e cila po fiton gjithnjë e më shumë pikë. Ajo duket se tashmë e ka lënë pas periudhën e vështirë të depresionit, abuzimit me alkoolin dhe drogën. Ndoshta të gjitha këto, Britni i ka hequr edhe nga beteja e rëndë psikologjike dhe ligjore për marrjen e pasurisë dhe të fëmijëve të saj me ish-burrin Kevin Federline. Britni flet në intervistën e botuar nga “Ok” edhe për lidhjen e saj me motrën 17-vjeçare, Xhemi Lin, e cila është bërë mama para një muaji. Këngëtarja thotë se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë dhe për ta mbështetur motrën e saj.
SKANDALI
Pas 30 vitesh, Polanski falet për përdhunimin
"Polanski ka vuajtur mjaft, unë e fal”. Kështu është mbyllur peripecia 30-vjeçare dhe problemet ligjore me shtetin amerikan për regjisorin Roman Polanski. Vajza, atëherë vetëm 13-vjeçare quhet Samanta Geimer. Ajo u përdhunua në pishinën e aktorit Xhek Nikolson nga regjisori francez Roman Polanski më 1977-n, kohë nga e cila Polanski u arratis nga gjyqi në Amerikë drejt Europës, për t’i shpëtuar kështu dënimit. “Mendoj se Polanski është dënuar mjaft për gabimin që bëri dhe nuk e mbaj më inat. Është njerëzore të bësh gabime”, ka thënë femra e përdhunuar para 30 vitesh. Aktuaisht Samanta jeton në ishujt Havai. Ajo është e martuar, ka dhe një fëmijë, por gjithsesi, nuk e harron asnjëherë fatkeqësinë që i ndodhi në fëmijëri; Regjisori abuzoi me të kur vaja ishte 13-vjeçe. Ai e ftoi për një shërbim fotografik në vilën e aktorit Xhek Nikolson, ku më pas në pishinë e përdhunoi. “Para se të më ofronte shampanjë bëmë disa fotografi në pishinë. Polanski më premtoi një karrierë të shkëlqyer si modele nëpër revista e televizione, por edhe në kinematografi. Disa nga fotot që bëmë ishin edhe me gjoksin e zhveshur. Mendoja se një gjë e tillë ishte normale, por ja që gjoksi im i zhveshur u bë shkaktar që të joshte seksualisht regjisorin. Vetëm kur ai hyri në ujë unë e kuptova se kishte diçka që nuk po shkonte siç duhej. E refuzova afrimin e Polanskit por ai nisi të më hidhte duart gjithandej dhe pastaj nuk dita sesi t’i shpëtoja”. Kështu e mbyll rrëfimin e saj gruaja e përdhunuar në fëmijëri nga regjisori i njohur francez.
SUKSESI
Muçino, një film të ri në Hollivud
Gabriele Muçino ndalet në Hollivud, ku do të firmosë regjinë dhe skenografinë e fimit “What I know about love” (Çfarë di unë për dashurinë). Sipas revistave hollivudiane pelikola e këtij filmi do të jetë e ngjashme me atë të “Kramer kundër Kramer” të vitit 1979 me aktorët Dastin Hofman dhe Meril Strip. “Është historia e ndarjes së një çifti me fëmijë dhe shkatërrimi i familjes. Në anën tjetër filmi eksploron thellësitë komplekse të natyrës dhe lidhjeve njerëzore në shoqërinë e ditëve të sotme” – thotë Muçino. Kjo është një temë që Muçino e ka veçanërisht përzemër pasi është përballur me të në këndvështrime të ndryshme duke nisur që nga “Puthja e fundit”, “Kujtohu për mua”, etj. Ky do të jetë i treti film për regjisorin roman vetëm 41-vjeçar pas “Kërkimi i lumturisë” në 2007-n dhe “Seven pounds”, që do të dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dhjetor dhe vitin e ardhshëm në Itali e Europë. Të gjitha këto kanë qenë të interpretuara dhe të financuara nga Uill Smith, i cili do të marrë përsipër edhe filmin e ri të Muçinos, “What I know about love”.
ÇIFTI
Tom Kruiz & Kejt Holms bashkë brenda një filmi
Çifti i aktorëve Tom Kruiz dhe Kejt Holms do të shfaqen të dy në ekranin e madh. Nga zërat më të fundit të thashethemeve mësohet se dy aktorët, të cilët në jetë janë të pandarë, tashmë kanë menduar që të bashkohen edhe në setin e një filmi “Food fight”, ku do të jenë përballë njëri-tjetrit. Ata janë martuar në nëntor të vitit 2006 dhe janë prindërit e vogëlushes Suri. Nëse ky projekt do të realizohet, atëherë dy bashkëshortët hollivudianë do t’i kemi për herë të parë në një film. Filmi bën fjalë për një kuzhinjer arrogant e prepotent në Nju Jork, i cii duhet të interpretohet nga Tom Kruiz, që është i detyruar të gatuajë në barin e një shkolle. Holms ndërkaq mund të luajë rolin e një kolegeje të kuzhinjerit, ose të ndonjë mësuese të shkollës. Të paktën kështu raporton gazetari i “Çikago Sun”, Bill Zvecker.
Kruiz nuk duhet ta ketë problem punën brenda një sheshxhirimi me gruan e tij pasi edhe në të kaluarën, ai është njohur me ish-gruan Nikol Kidman pikërisht gjatë xhirimeve të një filmi, e po kështu ka ndodhur më parë edhe me aktoren Penelope Kruz.
16 Gusht 2008