Roy Cliveland Suivan, u godit shtatë herë nga rrufeja dhe mbijetoi
E besoni apo jo, ka pasur një burrë, i cili është goditur plot 7 herë të ndryshme nga rrufeja dhe ka mbetur i gjallë. Ai madje ka hyrë në librin e rekordeve Gines si burri që është goditur më shumë herë nga rrufeja. Quhet Roy Cleveland Sullivan dhe ka qenë rengjër pyjor në Virxhina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u godit plot 7 herë nga rrufeja mes periudhës 1941 – 1977 dhe jetoi plot 71 vjeç. Herën e parë që Roy u godit nga rrufeja humbi vetëm një nga thonjtë e njërës këmbë. Më 1969-n u godit ndërsa udhëtonte në një rrugë mali dhe humbi ndjenjat. Rrufeja e tretë i dëmtoi shpatullën e majtë teksa ai ndodhej në kopështin e shtëpisë. Në këtë pikë Roy mendoi se po përndiqej nga një entitet jashtëtokësor, ose një shpirt malinj, ndërsa do të vijë rrufeja e katërt, e cila do ti djegë flokët në një stacion të rojeve të pyllit. Edhe rrufeja e pestë do ta djegë, por këtë herë kapelen e tij, ndërkohë që do ta përplaste rreth 10 metra tutje nga vendi. Hera e gjashtë ishte dhe më e pabesueshmja. Ai shikon një rre të zymtë që po afrohej dhe i frikësuar në kulm nis të vrapojë për t’u strehuar diku. Ndërkaq, rrufeja e godet sërish dhe e plagos keq. Herën e fundit Roy u godit nga një rrufe më 25 korrik të vitit 1977 ndërsa po peshkonte. Kësaj here u shtrua në spital për djegie të rënda në stomak dhe në bark. Në vitin 1983, ai do të vrasë veten me një goditje pistolete, kur ishte në moshën 71-vjeçare dhe këtë do ta bëjë për shkak të një zhgënjimi dashurie. Historia e këtij njeriu është aq e jashtëzakonshme sa padyshim që nuk mund të lihej jashtë rekordeve të Ginesit.
16 Gusht 2008