Vërtetohet zyrtarisht Porsche me naftë
Prej disa muajsh në kuluaret e internetit po sillen fjalë për modelin e parë Cayenne me naftë, mirëpo deri më tani ato janë marrë si thashetheme dhe pa mbulesë dhe Porsche vazhdimisht kanë mohuar këto pohime. Gjykuar sipas shkrimeve të kolegëve gjermanë, më në fund ka arritur edhe vërtetimi zyrtar nga Porsche, edhe atë hiq më pak e as më shumë sesa nga vet drejtori ekzekutiv Ëendelin Ëiedeking.
Sipas mediumit automobilistik AutoBild, në vend të motorit V6 të fuqishëm me naftë 290 KF siç është spekuluar, Cayenne do të pajiset me motorin standard me naftë V6 prej 240 KF të modelit Touareg i cili dallon nga shpenzimi në ciklin e kombinuar me krejtësisht 9.6 litra. Versionin hibrid megjithatë do ta fus në lëvizje motori i pajisur me baterinë litium-jon dhe elektromotorin për shkak të cilave automjeti njëkohësisht do të duhej të jetë më ekonomik dhe jashtëzakonisht i shtrenjtë. Gjermanët madje përmendin autonominë e elektromotorit prej 250 kilometrash. Porsche me naftë do të duhej të paraqitej gjatë vitit të ardhshëm, derisa për hibrid do duhet të presim vitin 2010, kur edhe pritet gjenerata e re automjeteve sportive nga Porsche.
Audi paraqet modelin A6 të ridizenjnuar
Në fillim të muajit tetor, në Paris, Audi do të na e paraqes A6-shin e avancuar. Modeli i ri ka përfituar me integrimin e motorëve më efektiv, një seri të elementeve të sigurisë dhe sistemin e ri kontrollues multimedial – MMI.
Edhe pse dimensionet nuk kanë ndryshuar në mënyrë theksuar, limuzina nga Ingolstadti ka kaluar nëpër një lloj rrafshimi të rrudhave. Risi është mbrojtësi i prapmë, rrjeta e përpunuar e ftohësit dhe janë shtuar thithësit e ajrit. Nga pas janë veçanërisht të dukshme dritat e reja LED në stilin e modelin më të vogël A4 si dhe mbrojtësi i ridizajnuar dhe kapaku i motorit. Ndryshimet më të mëdha megjithatë janë rezervuar për pjesën nën kapakun e motorit. Modelin fillestar me benzinë e fut në lëvizje dylitërshi TFSI me fuqi prej 170 KF, i përcjellë nga dy njësi 2.8 FSI me 190 dhe 220 KF, derisa në maje gjendet 4.2 litërshi V8 FSI me 350 KF. Risi është trelitërsh V6 TFSI i cili zhvillon 290 KF dhe 420 Nm të momentit të lëvizjes. Falë tij A6-shi i ri arrin shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për 5.9 dhe në cikël të kombinuar shpenzon 9.5 litra për njëqind kilometra. Nga motorët me naftë, janë dylitërshat me katër cilindra me nga 136 e 170 KF, 2.7-litërshi V6 TDI me 190 KS dhe trelitërshi V6 TDI me 240 KF. A6-shi i ri do të duhej të gjendej në shitje qysh në mesin e muajit tetor të këtij viti, respektivisht menjëherë pas përfundimit të panairit parisien të automjeteve.
Nissan Murano së shpjeti kabriolet
Edhe pse në shikim të parë duket e pabesueshme që në rrugë do të gjendet një automjet i madh sportiv në version kabrioleti, është me e logjikshme të pyetemi pse kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Në fakt, njerëzit adhurojnë automjetet “terreno-urbane” e besa edhe kabrioletët, që edhe është dëshmuar disa herë se blerësit pikësëpari vendosin për pamjen gjatë përzgjedhjes së automjetit. Prandaj, Murano kabrioletit, i cili do të duhet të dal në shitje deri në vitin 2011, mund t’i parashohim të ardhme të shkëlqyeshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për video-klipet e reperëve amerikanë. Kulmi do të jetë i punuar nga pëlhura dhe do të marr një pjesë të mirë të bagazhit kur të lëshohet, mirëpo njerëzit të cilët do të blenë këtë automjet nuk do të vuajnë shumë për të. Paleta e motorëve do të jetë standarde, derisa ekziston mundësia që të ofrohet edhe versioni me tërheqje në boshtet e përparme të këtij automjeti.
Yahoo e di saktësisht se ku gjendeni
Gjiganti i internetit Yahoo më në fund ka lëshuar për përdorim shërbimin, i cili deri më sot ka qenë në fazën testuese. Fire Eagle që tani mund ta përdoret nga të gjithë ata të cilët duan që nëpërmes internetit të zbulojnë saktësisht në cilën pjesë të globit tokësor gjenden. Më thjesht, Fire Eagle është shërbim i cili ruan të dhënat personale dhe lokacionin e secilit përdorues i cili dëshiron që pjesës tjetër të botës t’i ndajë këtë lloj informate. Nëse posedoni ndonjë pajisje me lidhje në internet, mund të futni lokacionin tuaj aktual dhe në këtë mënyrë, të gjithë përdoruesit tjerë, pajisjet apo aplikacionet përkatëse do të mund të marrin ato informata.
Fire Eagle dallon nga shërbimet tjera për atë që përcakton gjeolokacionin e përdoruesve, derisa shërbimi mund të përdoret brenda disa shërbimeve tjera ekzistuese të internetit si Poënce apo blog platformës Movable Type. Shërbimin e ri të gjigantit të internetit Yahoo mund ta përdorin të gjithë shfrytëzuesit e cilitdo shërbimi tjetër të kësaj kompanie dhe ata të cilët dëshirojnë të regjistrohen. Shërbimi Fire Eagle (fireeagle.yahoo.net) është tërësisht pa pagesë.
IBM çliron botën nga Microsofti
IBM prej një dekadë është duke përqafuar përdorimin e sistemit operativ Linux, dhe vazhdimisht kërkon mënyra të reja për të mbajtur Microsoftin sa më larg nga produktet e veta. Duket se në misionin e vet po përparon mjaft mirë.
IBM sapo ka nënshkruar marrëveshje Red Hat, Novell dhe Ubuntu. Qëllimi i bashkëpunimit është krijimi i kompjuterëve të cilët nuk përdorin softuer të Microsoftit.
“Ideja e kompjuterit personal të lirë nga Microsofti është në ajër për një kohë të gjatë”, - ka thënë drejtoresha për Linux në IBM, Inna Kuznetsova. “Pikërisht tani po krijojmë partneritet me shpërndarësit e Linuxit dhe shitësit e harduerëve që kjo gjë të ndodhë”. Kuznetsova ka refuzuar të komentojë aspektin financiar të marrëveshjes, mirëpo shumë me qejf ka sqaruar se çfarë roli do të ketë IBM në procesin demicrosoftizimit. “Roli ynë do të jetë ta promovojmë atë dhe sigurimi i softuerit të duhur për kompanitë. Mendoj se ekziston një nevojë e madhe për mjedise alternative kompjuterike”, - sqaron ajo. IBM mendon se kompanitë e vogla janë posaçërisht cak i mirë për projektin e tyre. Duke përdorur zgjidhje pa pagesë, atyre do t’u zvogëlohen shpenzimet e afarizmit.
Laptop i vogël për të vegjlit
Duket se ëndrra e një laptopi për secilin fëmijë dalëngadalë po realizohet. Fizzbook është laptop i ri i dedikuar për fëmijë i cili fillon shitjen e tij gjatë muajit të ardhshëm. Fizzbook është i dizajnuar për fëmijët në mes moshave 6 deri në 14 vjeçar, dhe është i pajisur me një softuer i cili lidhet drejtpërdrejt me bazën shtetërore të materialeve mësimore në Britani të Madhe, që do t’u lehtësojë atyre mësimin. Pajisja përmban ekran 7 inçësh, 512 megabajt memorie dhe 2 gigabajt të hapësirës për ruajtjen e të dhënave. Bateria i zgjat rreth katër orë e gjysmë dhe është rezistent ndaj goditjeve e ujit.
Fizzbook ka dy porte USB, lexues të integruar të kartelave dhe altoparlantë, si dhe mbrojtje nga përmbajtjet e padëshiruara. Në brendësi fshihet procesori Intel Atom, derisa sistemi i parainstaluar Ëindoës do t’u lehtësojë fëmijëve gjetjen në kompjuter.Megjithatë, për çmimin prej rreth 420 euro, duhet të mendoheni paksa nëse ka ndonjë gjë tjetër që mund të kalojmë edhe më përshtatshëm. Për pak para më shumë mund të merrni një laptop Asus EEE me më shumë memorie dhe ekran më të madh, e siç po qëndrojnë gjërat në fushën e ultralaptopëve, çmimet së shpejti do të fillojnë edhe të bien.
Celulari nga Google vjen qysh në fund të këtij viti
Gjykuar sipas thashethemeve të cilat në mbarë botën janë shfaqur gjatë ditëve të fundit, pajisja e parë e cila si platformë do të shfrytëzojë softuerin Google Android do të duhej të paraqitej në fund të këtij viti. Në të njëjtën kohë, edhe pse shumë prodhues do të integrojnë Androidin në pajisjet e tyre, i pari i cili do të lëshojë një pajisje të tillë në treg do të duhej të ishte HTC. Sipas thashethemeve të publikuara dhe videos, pajisja e cila e para do të integrojë Androidin është HTC Dream, i emërtuar madje si G1. Nga një grusht informatash të cilat janë paraqitur në internet jepet të kuptohet se HTC Dream do të përmbaj tastierë të plotë e cila do të shfaqet me anë të mekanizmit rrëshqitës, kamerë tre megapikselëshe dhe ekran të ndjeshëm në prekje. Siç qëndrojnë gjërat, HTC Dream i futur në funksion me Android do të duhej që gjatë muajit tetor të paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë në kuadër të operatorit telefonik T-Mobile.
16 Gusht 2008