E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han: “Sa më shumë suksese në 2009-n!”



“Kam ardhur në Shqipëri para fillimit të vitit për t’u përgatitur gjithçka para Maltës”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, u tregua si gjithmonë hapur me median në vizitën e tij të fundit për këtë vit në Shqipëri. “Shpresoj të kemi sa më shumë suksese për 2009-n dhe të fitojmë sa më shumë. Unë e di që është vështirë, por do të bëjmë maksimumin për të pasur këtë sukses”, - shtoi tekniku i katërt i huaj që drejton Shqipërinë pas viteve 2000, në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.
“Pas disa problemeve kemi pasur një vit shumë të mirë dhe mendoj se tani skuadra është e stabilizuar”, - theksoi Ari Han, i cili ka një bilanc pozitiv në krye të kuqezinjve qëkur e mori zyrtarisht detyrën, më 4 janar 2008. Shqipëria në drejtimin e tij ka zhvilluar shtatë ndeshje ndërkombëtare, katër zyrtare dhe tre miqësore, duke humbur vetëm dy takime, atë me Hungarinë (2-0, zyrtare) dhe me Poloninë (1-0, miqësore). “Unë kam dashur 20-25 futbollistë në ekip dhe tani kemi një skuadër më në formë dhe rezultatet e fundit u kanë dhënë lojtarëve më tepër besim”. Ndeshja e fundit zyrtare e Shqipërisë ishte barazimi i madh me Portugalinë (0-0) në Braga, ndërsa ajo miqësore me Azerbajxhanin në (1-1) Baku, takim ku Ari Han thirri disa lojtarë të Shpresave.
Takimi me Maltën do të zhvillohet më 11 shkurt dhe në rast fitoreje në “Ta’Qali”, Shqipëria do të marrë përkohësisht kryesimin e Grupit 1 eliminator, ku bëjnë pjesë edhe Suedia, Danimarka, Hungaria e Portugalia.

Bilanc pozitiv

Ari Han ka një bilanc pozitiv në krye të kuqezinjve, qëkur e mori zyrtarisht detyrën, më 4 janar 2008. Shqipëria në drejtimin e tij ka zhvilluar shtatë ndeshje ndërkombëtare, katër zyrtare dhe tre miqësore, duke humbur vetëm dy takime, atë me Hungarinë (2-0, zyrtare) dhe me Poloninë (1-0, miqësore).

28 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›