E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Brixhston", më 2010-n largohet nga Formula 1

Kompania e pneumatikëve, "Brixhston", ka bërë të ditur se do të largohet nga Formula 1 në fund të sezonit 2010. "Vendimi u mor nga bordi drejtues pas studimeve të kujdesshme dhe afatgjata", shpjegoi Hiroshi Jasukaua, drejtori i "Brixhston Motorsport". "Kompania do t‘i përqendrojë burimet e saj në zhvillimin e teknologjive novatore". "Brixhston" furnizon skuadrat e Formula 1 me goma që prej vitit 1997, ndërsa prej 2008-s është furnizuesi i vetëm në këtë sport, pas largimit të "Mishlen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›