E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, vjen "Ok"

Dinamo Kiev-Inter, e vlefshme për ndeshjet e katërta në grupe në Champions League, e programuar për të mërkurën, do të luhet rregullisht. "Me gjithë epideminë e gripit të derrave ndeshja do të zhvillohet sipas parashikimeve", ka thënë një zëdhënës i klubit ukrainas. Megjithatë Murinjo duhet të bëjë llogaritë me mungesat në mesfushë: trajneri i jep të sigurt atë të Tiago Motës dhe Muntarit ("kanë zero mundësi"), përveç Shnajderit ("nuk e ka prekur ende topin"). Alarmi i gripit të derrave është zbutur, por jo ai i dëmtimeve. Gjatë ditës do të ketë një përgjigje përfundimtare, por për Murinjon mundësitë për të pasur në dispozicion Tiago Motën, Muntarin dhe mbi të gjithë, Shnajderin janë zbehur. Për sa i takon mesfushorit holandez do të duhet një mrekulli. Ndërkohë që ka sinjale pozitive për Balotelin. Vendi i parë në klasifikim, shkëputja e parë sezonale, Champions League. Këto janë temat për të cilat flet Masimo Morati, presidenti i Interit. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të përgatitur ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit: "Sigurisht, një ecuri e mirë në prag të ndeshjes me Dinamon. Shpresojmë që skuadra të mund të shprehet në të njëjtën mënyrë edhe në Champions League, ashtu siç po bën në kampionat", përfundoi numri një i zikaltërve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›