Broçkulla që bukurfort sqaron “administratën civile”
Në një miting në Peqin, kryeministri ynë zëngjirur e zulmëmadh lëshoi do fjalë shpotitëse (sipas stilit dhe humorit të tij të mirënjohur:
paraprakisht qesh me shakatë, shpotitë e qesënditë e veta, para se të hargalisen dëgjuesit!) për kandidatin për deputet të partisë kundërshtare, gazetarin Alfred Peza... Ja ç’tha ai, sipas shtypit, pa e redaktuar: “Për Alfredin do u them dy fjalë. Kur kandidoi, një natë në televizion thoshte ‘regjimi i tmerrshëm i Berishës’. Tani Alfred, nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund të them se paske deficit të lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej në Televizion për regjimin e Berishës, Alfredica ishte drejtoreshë në regjimin tim...”
Nuk ia vlen të analizohet fakti se si një “burrë shteti” guxon të merret me familjen, me gratë dhe fëmijët e kundërshtarëve, pasi ky lloj stili poshtëronjës i mësymjes “me ku ta kesh!”, me kuç e me maç, me rrënjë e me degë nuk është i vetmi rast, as i pari e as i fundit. Ka pasur boll të tjera ndodhi e ligjërime kësodore në këto 22 vjet, më të ukubetshme e më të ndyra se ky, kur kundërshtarët janë quajtur klan i Zemunit, kartele të drogës, vrasës, ndërsa motrat e tyre prostituta; ashtu si etiketoi, para kamerave, ish-kryeprokuroren e përgjithshme “lavire bulevardi” dhe ish-Presidentin e Republikës “horr bulevardi”.
Ndaj le të mos merremi me analizën e këtij fjalori gojëndyrë, me arsyen nga dhe përse i buron këtij njeriu kjo energji e përkeqtë, e pashtershme negative, përbaltëse e denigruese, kjo etikë e munguar e ky moral i shprishur, se ndoshta më e frytshme do të jetë po të hulumtohet qëllimi dhe sidomos kuptimi që përcjell në publik mendësia e një politikëbërjeje të tillë.
Ajo që më së pari lipset të kuptohet nga broçkulla e mësipërme nuk është fyerja që nis me fjalinë: “... nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston... mund të them se ti paske devicit mendor...”, por me vënien e theksit në: “...kur Alfredi çirrej në televizion për regjimin e Berishës, Alfredica (bashkëshortja e tij, shënimi im) ishte drejtoreshë në regjimin tim”... E thënë troç, administratën e sotme civile Berisha e quan pa pikë droje e sqime demokratike një çiflig vetjak të sunduar fund e krye prej tij, ku të punësuarit në të nuk janë përzgjedhur, si kujtojmë, si militantë partie, por si mercenarë të mirëfilltë, të rekrutuar, të paguar e të shpërblyer prej xhepit të tij dhe jo prej buxhetit të shtetit, dmth. prej taksave tona.
Për këtë arsye atij i duket e pafalshme që gruaja e kundërshtarit politik të jetë e punësuar në këtë “domen”, në këtë aradhë mercenarësh, ndaj përjashtimi i saj quhet veprim mëse i natyrshëm e i kuptueshëm... Me dashje, kryeministri ka dashur të na kujtojë parimin e luftës së klasave: Si mund të jetë e punësuar në administratën (time) civile një nëpunës që i përket kampit armik? Dhe më tej akoma: Si nuk e kanë kuptuar vartësit e mi që në filan ministri paska hyrë bashkëshortja e një armiku?
Ka dallim rrënjësor mes një militanti partiak të punësuar në administratë dhe një mercenari. Ndryshe nga militanti, i cili presupozohet se i beson një ideje, një flamuri partiak a krahinor, një udhëheqësi karizmatik apo qoftë edhe një kryetari bande, në të kundërt, i rekrutuari si mercenar është më i rrezikshëm e më i papërgjegjshëm, sepse ai duhet të bindet pa kushte, pa tru, madje edhe pa u urdhëruar nga lart që të mësyjë e të bëjë çfarëdo lloj padrejtësie, poshtërsie, ndyrësie e krimi, mjaft që t’i shërbejë ”shefit të madh”, meqë paguhet, emërohet e shkarkohet direkt prej tij...
Në këto vitet e fundit sistemi kleptokratik është “institucionalizuar” aq shumë sa ngjan i vështirë të çmontohet nesër, pasi në këtë të ashtuquajtur administratë civile tanimë ka më tepër mercenarë të punësuar, se militantë partiakë. Mund të trokasësh në çdo zyrë, në kryeqytet apo në provincë, që të bindesh për këtë risi. Sigurisht që nuk mjafton vetëm nëndialekti për t’u bindur, pas përballjes, me një nëpunës mercenar... Harbutëria është fjalori dhe kostumi i tyre dallues, deputet apo polic, doganier apo kryebashkiak, kryeministër apo kryetar Kuvendi... Edhe në të folur, dhe në gjeste, jo më në veprime e në sjellje, mercenari nëpunës imiton pa e kuptuar, atë kapon që e ka rekrutuar.
Mercenari është më keqbërës se militanti, edhe në qoftë kompani amerikane si Podesta, që paguhet për mercenarizëm që të lobojë pro Berishës në SHBA.... Mercenari injorant me diplomë të blerë është më i neveritshëm dhe më kërcënonjës për administratën se një militant i nivelit të tillë, ashtu si mercenarët ndërkombëtarë janë më të pafytyrë se ata vendorë, jo vetëm pse shpërblehen më shumë, por se qytetarët e ish-Lindjes vazhdojnë t’i shohin e t’i vlerësojnë si engjëj të demokracisë... Mercenari zhgënjehet dhe del nga shërbimi po të mos paguhet, kur kapoja falimenton, kurse militanti qëndron besnik edhe kur partia/lideri humbet e bie nga pushteti. Një administratë e rrëmbushur me militantë është më e vështirë të kontrollohet, sepse këta i besojnë më shumë idesë se liderit, kurse një administratë “civile” me mercenarë jo vetëm që është më dobiprurëse për kapon e bandës, - shihni KQZ-në e sotme!- por edhe më e shfytyruar, rrjedhimisht më e manovrueshme dhe më e kontrollueshme, pasi mercenarët kanë një veti dalluese: vëzhgojnë dhe spiunojnë njëri-tjetrin për të shtuar dhe rritur akoma më tepër shpërblimin.
E të mendosh se një nga tri ligjet për të cilët Berisha dhe shpurra tij patën bërë tërë atë zhurmnajë, sikur, medemek, mosvotimi i tyre na la jashtë dyerve të BE-së, i përket “administratës civile”! Berisha këmbëngulte për miratimin e tyre jo se nuk e dinte që nuk varej prej tyre statusi i vendit kandidat, por për një qëllim më djallëzor: përveçse do të demonizonte opozitën, duke e mbajtur nën trysni, por po të humbasë pushtetin, si pritet, më 23 qershor, administrata e tij e rrëmbushur me mercenarë do të mbetej me ligj konsesual e paprekur, edhe pas rotacionit.
***
23 qershori na ofron dy mundësi: ose të çmontohet përfundimisht ky sistem mercenarësh, ose të lihet në pushtet kjo “administratë civile” e shfytyruar, e cila po nuk u hoq fillimisht me votë, e më pas me një reformë të thellë, ka “të drejtë” të bëhet edhe më e paskrupullt, sepse do të ndihet më e motivuar e më e çimentuar, falë “kontributit që pat dhënë për fitoren historike të Berishës”, duke e shtuar edhe më tepër fuqinë e pakufizuar e të pakontrolluar të yryshit dhe të yxhymit... Bashkë me “plaçkën”, me trofetë, me ofiqet dhe shpërblimet, pas betejës elektorale, si edhe falë ligjit në fjalë të miratuar me konsensus këto ditë, mercenarët do të sillen si sundimtarë jetëgjatë e të plotfuqishëm të administratës së nesërme civile.
Në një të tillë sistem do të duken vogëlsira mbushja e sotme e shesheve me mësues, me infermierë e nëpunës klakerë... Më e keqja do të vijë më pas: qytetari dhe shoqëria nuk do të kenë më shpresë e shans të kërkojnë drejtësi. Sepse të gjitha dyert e administratës, në të gjithë piramidën, do të jenë të uzurpuara nga mercenarët. Por a mund të trokasësh në derën e një të tilli për të kërkuar drejtësi pa paguar në mos me pare, me shitje të dinjitetit?!